Trajtimet e fytyrës, rigjallërojnë dhe tonifikojnë lëkurën tuaj duke luftuar kundër efekteve të ambientit që ushtrohen mbi lëkurën delikate të fytyrës.
Agime Gjikolli Haxhijakupi
Spec.e kozmetikёs
Tel: 044-413226, 049-413226
Çdo lloj i lëkurës ka nevojë për një mirëmbajtje përkatëse, e kjo më së miri mund të bëhet nga një specialiste në këtë fushë, si dhe nga preparatet përkatëse të kozmetikës. Sidomos, tani në stinën pranverë-verë, ka shumë rendësi parapërgatitja e lëkurës, pasi me mbarimin e stinës dimërore, lëkura për shkak të kushteve atmosferike reflekton tharje, ka krijuar një tërheqje dhe ka humbur shkëlqimin. Për këtë arsye duhet ta “çlirojmë” atë nga qelizat e vdekura dhe ta hidratojmë, duke bërë fillimisht një pastrim të thellë të saj, që normalisht, është mirë të kryhet në qendra estetike, nga personat e specializuar në këtë fushë. Pastrimi, sigurisht që përfshin pilingun, serumet, kremrat e maskat përkatëse sipas tipit të lëkurës.
Përdorimi i produkteve korrekte në përputhje me tipin e lëkurës, mundëson që lëkura të mos thahet, e jo vetëm të hidratohet, por edhe të mbrohet e ushqehet në mënyrë të rregullt. Ajo që duhet të kemi kujdes është, se përveç produkteve hidratuese, rigjeneruese që duhet të përdorim, në varësi të tipit të lëkurës dhe problemeve të cilat i kemi, duhet edhe ta ruajmë atë nga rrezet e dëmshme të diellit, sidomos tani në pranverë-verë.
Dielli mund të prishë strukturën e lëkurës, ndikon në krijimin e njollave e deri tek kanceri i lëkurës. Për këto arsye, përdorimi i kremit të diellit është mëse i domosdoshëm. Përveç aftësisë së tyre për të ndërhyrë në lëkurën tone, si një mburojë kundër rrezeve ultraviolet të diellit, këto produkte janë të pasura edhe me përbërës antioksidante, hidratues dhe antiinflamatorë.
Për një mirëmbajtje sa më të mirë të lëkurës preferohen tretmanet manuale të fytyrës nga mosha 30 vjeçare, që t’i shmangemi më vonë intervenimeve kirurgjike.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime