Masazhi i fytyrës është një tretman me shumë dobi për lëkurën tonë. Një masazh i fytyrës nxit ndjenjën e mirëqenies dhe është një nga teknikat më të vjetra për shërimin.
Dr. Merita Grajqevci – Kotori, mr. sci.
Qendra estetike Derma care-Laser, Prishtinë
tel. 044 315 539, 044 761 000
Një masazh i rregullt i jep fytyrës pamjen e një lëkure të duhur, një paraqitje të fortë, shndritëse. Vepron duke rritur bilancin e lagështisë, eliminimin e toksinave dhe papastërtitë nga lëkura juaj.
Masazhi është i dobishëm për lehtësimin e muskujve dhe qarkullimit të gjakut. Sikurse masazhi i trupit, në mënyrë të njëjtën është i dobishëm edhe për lëkurën e fytyrës. Por, lëkura e fytyrës është e ndjeshme, kërkon një dorë eksperti për masazh, për ta mbajtur lëkurën e fytyrës dinjitoze, të qetë dhe të freskët.
Edhe 5 minuta po te aplikohet masazhi në fytyrë, përmirëson qarkullimin e gjakut në lëkurë e cila shkëlqen dhe shton freskinë. Masazhi i fytyrës gjithmonë duhet të bëhet me goditje të lehta, duke filluar me gishtërinj. Në ditët e sotme, ekzistojnë edhe instrumente për masazh.
Efektet e masazhit të lëkurës
Masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe heq stresin.
Rezultatet e masazh të fytyrës
Fytyra oksigjenohet, ruhet elasticiteti, ka një shkëlqim të shëndetshëm. Me anë të masazhit ndihmohet edhe largimi i stresit.
Papastërtia, grimcat e ngulitura në lëkurë janë përgjegjës për fytyrë dhe skuqje të lëkurës. Ato nuk mund të largohen krejtësisht duke e larë fytyrën. Me anë të masazhit dhe aplikimin e maskave, bëhet largimi i tyre. Një masazh i moderuar, e rritë temperaturën e lëkurës, nxitë qarkullimin e gjakut dhe përmirësimin funksionin normal të lëkurës. Një masazh në mënyrë efektive në lëkurë, qoftë me duar apo me anë të dridhjeve, përmirëson dukshëm epidermën dhe dermën.
Me anë të masazhit parandalohen edhe efektet e plakjes, duke forcuar tërheqjen e muskujve në fytyrën tuaj, duke rezultuar me një lëkurë më rinore. Ajo gjithashtu ndihmon për të reduktuar linjat e bukura dhe rrudhat. Masazh, gjithashtu, ndihmon te shtresimet në lëkurës duke hequr qelizat e vdekura të saj.
Përfitime nga masazhi i fytyrës
* reduktimi në shfaqjen e rrudhave horizontale dhe linjat: ballin dhe hundën.
* largimin e poreve dhe reduktimin e njollave
* parandalimi i rrudhave në muskuj: goja dhe faqet.
* rregullon zonën rreth syve.
• parandalimi i lëshimit të lëkurës që ka rëndësi në tonusin e muskujve, mjekër dhe qafë
Pra mos harroni, sa herë që jeni të stresuar nga jeta e përditshme ose trupi juaj fillon të dhemb, bëni masazh.
Si bëhet masazhi i fytyrës
Lahen duart dhe pastrohet fytyra mirë.
Rrini duarkryq në një karrige, aplikoni një sasi të bollshme të kremit për fytyrë dhe qafë. Merrni pak ujë të ftohtë nga ena, vendoseni atë në fytyrë. Ju mund të filloni nga qafa. Ngriteni mjekrën tuaj dhe fillonin masazhin në qafë duke përdorur goditjet nga lart. Filloni nga qendra, lëvizni duart tuaja nën nofullën tuaj në drejtim të jashtëm të veshit. Bëjeni këtë 20 herë, ose më shumë, në varësi të kohës.
Në pjesën tjetër të fytyrës tuaj, përdorni goditjet lart, lëvizje rrethore. Pastaj, goditje rrethore rrethit të syve, duke shtypur poshtë në tempuj.
Në mënyrë të ngjashme, përdorni goditje lart dhe nga jashtë mbi ballin tuaj. Bëni një V me dy gishtat e një dore duke e vënë atë në fytyrën tuaj. Përdorimi i shpejtë, i mrekullueshëm në formë të goditjeve të mprehta, i bëhet faqeve tuaja, për të paktën 2-3 minuta. Mos harroni se të gjitha goditjet përbëhen nga goditjet lart dhe nga jashtë, për të luftuar gravitetin.
Përveç një masazhi te fytyrës, sigurohuni që të ushtroni rregullisht dhe të pini të paktën 10 deri në 12 gota ujë në ditë.
Lani fytyrën me ujë të ftohtë pas masazhit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime