Hidroterapia është emërtim për mjekimin me ujë dhe në ujë. Përveç kësaj me hidroterapi nënkuptohet edhe efekti i temperaturës së ujit mbi organizmin e njeriut.
Trimnesha Tahiraj
Fizioterapeute e Diplomuar
www.fitness-prishtina.com
Hidroterapia dhe terapia hidrotermale janë metoda tradicionale të mjekimit, të përdorura për trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve në shumë kultura të lashta, si në Romë, Kinë dhe Japoni. Grekët e lashtë kanë përdorur banjat terapeutike. Uji është një përbërës shumë i rëndësishëm te metodat tradicionale të shërimit te kinezët, dhe te indianët e Amerikës.
Sot ka shumë mënyra të aplikimit të hidroterapisë, duke përfshirë edhe pishinat, banjot, saunat, dushet etj.
Parimet fizikale
1. Presioni hidrostatik Ky presion rritet me rritjen e shtypjes së ujit (22,4 mmHg çdo 20.5 cm). Poashtu rritet me rritjen e densitetit të ujit. Ky densitet është i lidhur me thellësinë, pra sa me thellë aq më i dendur uji. Presioni hidrostatik është më i madh se Presioni i kapilarëve dhe me këtë ndihmon ne qarkullimin e gjakut.
2. Rezistenca sipërfaqësore. Rezistenca është më e madhe mbi sipërfaqen e ujit se sa nën, për këtë arsye preferohet që te pacientët fizikisht më të dobët, ushtrimet të aplikohen nën sipërfaqe e jo mbi te.
3. Kohezioni i ujit ndikon në rezistencën e ujit.
4. Adezioni dhe Turbulenca
Efektet fiziologjike të hidroterapisë janë: termike, mekanike, kimike, zhytëse (fizike), psikologjike.
Format e hidroterapisë
1. Banjat me vorbulla
2. Vaska e Hubbard-it (pacientët neurologjik)
3. Pishina terapeutike
4. Banjat kontrast: me alternime nxehtë – ftohtë
5. Banjat Hauffer-it
6. Masazhi nënujor
7. Banjat (me ulëse)
8. Kabinat me ajër të lagësht
9. Saunat
Indikacionet për hidroterapi
– Lëndimet e indeve të buta
– Gjendjet pas frakturave
– Dhimbjet e shpinës (regjioni lumbal)
– Kontrakturat e nyejve
– Spazmat muskulore
– Sëmundjet reumatike inflamatore dhe degjenerative
– Ankthi, Tensioni, Problemet mendore
Kundërindikacionet
– Çrregullimet e zemrës dhe frymëmarrjes
– Çrregullimet e senzibilitetit për temperaturë
– Rreziqet për gjakderdhje (hematoma të mëdha)
– Sëmundjet dermatologjike (ndryshimet e lëkurës)
– Te diabeti: shmangja e zhytjes së këmbëve në ujë të nxehtë dhe mbështjellja e tërë trupit
– Nëse ekziston fenomeni/sëmundja Reynaud, shmangja e ujit të ftohtë
Futja në ujë të ngrohtë dhe në sauna nuk janë të rekomanduara për:
– njerëzit me diabet
– sklerozë multiple
– hipertension
– hipotension
– të moshuarit dhe fëmijët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime