A duhen trajtuar te dermatologu të gjitha llojet e akneve?
Kjo është një pyetje e qëlluar dhe brengë për shumë të rinj dhe të reja, sidomos për prindërit që i kanë fëmijët e moshës së pubertetit.
Dr.Ylfete Shatri-Muçaj
Dermatovenerolog dhe Farmakolog Klinik
Aknet (puçrrat e rinisë) fillojnë të paraqiten që në moshën e hershme të pubertetit, pra tek femrat nga mosha 11 vjeçare, e tek meshkujt nga mosha 13 vjeçare.
Kjo moshë është tepër delikate, ngase në organizëm fillon në “revolucion“ hormonal, por gjithsesi nuk duhet harruar edhe llojin e lëkurës, që shpesh është edhe me predispozita familjare.
Këshilla ime do të ishte kjo: jo të gjithë personat me akne duhen trajtuar tek dermatologu, ngase disa prej tyre mjafton që të mirëmbajnë higjienën e rregullt dhe adekuate të lëkurës, pra (të pastrojnë shpesh lëkurën me ujë të vakët apo me çaj kamomili, si dhe me ndonjë tonik (losion antiseptik), pastaj të lyejnë fytyrën me ndonjë krem hidrantë dhe antiseptike, të kenë kujdes në ushqim (të mos konsumojnë shumë karbohidrate, yndyra, lëngje të gazuara me sheqer, ushqim të thatë-ushqim nga skara. Të konsumojnë më shumë pemë, perime, ujë, lëng limoni, portokalli, mollë, ushqim të zier, etj.).
Nëse aknet marrin hov dhe gjendja fillon të keqësohet (duke filluar qelbëzimi, komedonet e mbyllura dhe ato të hapura, cistet, etj), atëherë urgjentisht duhet lajmëruar tek mjeku i lëkurës për trajtim, e jo nëpër sallone të ndryshme estetike.
Trajtimi i akneve kërkon një kohë të gjatë, durim dhe përkushtim. Trajtimi bëhet te dermatologu – mjeku i lëkurës, varësisht nga pasqyra klinike, pra, gjendja e pacientit.
Trajtimi bëhet jo me një konsultim, por për një kohë të gjatë, në vazhdimësi, ku varësisht nga gjendja e përkeqësimit fillohet me terapi lokale (tonik të ndryshëm, antiseptikë, me antibiotik, keratolitik, epitelizues si dhe preparate në formë kremash hidrante, vitamina dhe substanca tharëse).
Përveç këtij trajtimi tek rastet më të rënda preferohen edhe metodat ndihmëse fizikale: siç janë pastrimi fizikal me vapazon, komedonekskretor (por kjo të bëhet nga ana e mjekut e jo në sallone estetike), pastaj ndihmon mjaft edhe krioterapia, si dhe mikrodermoabrazioni, nëse kanë mbet vraja pas trajtimit të akneve.
Në gjendjen pas akneve, me rëndësi është edhe mirëmbajtja e mëtutjeshme, duke përdorë tonik të ndryshëm antiseptik, epitelizues, vitaminoz dhe krema hidrante antiseptike, si dhe duke i përfillë këshillat e mjekut gjatë trajtimit të akneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime