Për një lëkurë të shëndoshë pa akne, pa rrudha, pa pigmentime
Për të kuruar lëkurën nuk është e mjaftueshme që të vendosësh krem dy herë në ditë, por edhe të investosh në produkte bukurie.
Dr. Merita Grajqevci – Kotori, mr. sci.
Qendra estetike Derma care-Laser, Prishtinë
tel. 044 315 539, 044 761 000
Mikrodermabrasioni:
Është i efektshëm në reduktimin e rrudhave, njollave të pleqërisë, të lëkurës së dëmtuar nga dielli dhe të shenjave nga aknet. Trajtimi stimulon prodhimin e qelizave të lëkurës dhe të kolagjenit.
Lëkura ka dy shtresa kryesore: epidermën dhe dermën. Epiderma ka më së shumti kontakt me rrethinën. Në sipërfaqe të epidermës ekziston një shtresë e sipërme që quhet stratum corneum. Kjo shtresë është si strehë e shumicës së papërsosurave të lëkurës, siç janë: rrudhat e lehta dhe njollat, që shfaqen si pasojë e krijimit të qelizave të vdekura në të. Pajisja lëshon mikrokristale në sipërfaqen e lëkurës dhe si rezultat bëhet gërryerja e kësaj shtrese të lëkurës (stratum corneum), dmth. shtresës që përmban qeliza të vdekura, duke e lënë kështu lëkurën të freskët dhe të lëmuar. Çdo trajtim zgjatë prej 30 min deri 60 min. Për të arritur rezultat maksimal, numri i trajtimeve duhet të jetë ndërmjet 5 dhe 12, në çdo dy ose tri javë. Edhe në këtë tretman mund të trajtohet edhe dekolteja.
Dobitë:
* praktikisht s’ka efekte anësore;
* lëkura bëhet më e freskët dhe më e shkëlqyer;
* trajtim i sigurt dhe i efektshëm, që mund të bëhet gjatë pushimit të drekës;
* mund të bëhet në të gjitha llojet e lëkurës;
* nuk ka nevojë për anestetikë;
* trajtim i shkëlqyeshëm për lëkurë të ndjeshme ndaj kimikateve;
* mund t’iu ktheheni aktiviteteve ditore menjëherë pas trajtimit.
Çka duhet pasur parasysh:
* për të arritur rezultat të kënaqshëm, nevojiten disa trajtime;
* për kujdes ndaj lëkurës, mund të rekomandohet program i veçantë, në mënyrë që të fitohen rezultate maksimale;
* pas trajtimit, një javë rresht, duhet të përdoret kremi për mbrojtje nga dielli me faktor SPF 30.
Pastrimi i fytyrës:
Ky tretman përfshin pastrimin e fytyrës me ç’rast bëhet, analiza e fytyrës, pilingu i fytyrës, pastrimi me avull, ushqimi i fytyrës me maska adekuate, si dhe kujdesi me frekuencë të lartë që bën dezinfektimin e fytyrës. Varësisht prej tipit të lëkurës bëhet edhe trajtimi i fytyrës, trajtimi i akneve, trajtimi i rrudhave, trajtimi i fytyrës së dehidratuar etj. Tretmani zgjatë diku rreth 60 min. dhe në këtë tretman mund të trajtohet edhe dekolteja.
Pastrimi i thellë i fytyrës – Pastrimi i thellë i fytyrës përfshin kombinimin e pastrimit klasik dhe mikrodermabrazionit, me ç’rast së pari bëhet pastrimi i fytyrës, e pastaj aplikohet mikrodermabrazioni.
Tretmani zgjat diku rrej 60 – 90 min.
Pilingu kimik i fytyrës – Me mijëra vite janë përdorur substanca të ndryshme për përmirësimin e strukturës së lëkurës. Psh, Kleopatra ka përdorur qumështin e prishur. Tani në ditët tona përdoren një numër mjaft i madh i acideve kimike për trajtimin e lëkurës. Acidet përdoren për trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, shenjave të akneve, rrudhave, rozaceas dhe problemeve pigmentuese në lëkurë. Ky është tretman i shpejtë dhe me një kosto të arsyeshme. Gjatë tretmanin klienti ndien një djegie të lehtë derisa acidi është në lëkurë. Pastaj acidi neutralizohet dhe në lëkurë vendoset kremi për hidratim të lëkurës. Pas tretmanit klienti duhet të ruhet nga dielli.
Preferohet që ky tretman të bëhet çdo dy javë 4-6 tretmane
Para aplikimit të pilingut klienti duhet të përdorë krem apo losion në formë maske me ac.glycol.10% për dy javë rresht e mandej të aplikohet tretmani. Efekti i këtij tretmani është shumë i madh ku vërehet një përmirësim i dukshëm.
Tërheqja e fytyrës – liftmasazhi me Cellu M6 – Është metodë shumë efikase dhe 100% natyrale, joinvazive kundër plakjes së fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Aplikohet përmes një masazhi relaksues me aparaturën Cellu M6 që rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe kështu rigjeneron lëkurën, redukton rrudhat dhe linjat duke tërhequr fytyrën (facelift natyral) dhe ngadalëson procesin e plakjes. Preferohet të bëhen disa tretmane si për meshkuj ashtu dhe për femra të të gjitha moshave me qasje dhe program individual sipas nevojave të klientit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Ky është gabimi që shumica prej nesh e bëjmë me thonjtë
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime