Dihet që vera është edhe stina më delikate për lëkurën, ndaj hedhja e parfumit në këto zona delikate dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojnë reaksione nga më të ndryshmet. Dermatologët këshillojnë zonat e duhura se ku duhet vendosur ai, në këtë stinë të nxehtë dhe shumë delikate për lëkurën.
Me dëshirën për diell, det dhe ajër të pastër, lind edhe dëshira për t‘i kushtuar trupit më shumë përkujdesje. Netët e nxehta, trupat e nxirë dhe veshjet ekstravagante të zgjojnë pasionin për ta përkëdhelur trupin me aroma të këndshme dhe joshëse. Por pavarësisht dëshirave, është e rëndësishme të frenohemi, duke menduar për rrezikun që mund të shkaktojnë, duke e hedhur atë në vendet më pak të përshtatshme.
Për shumë njerëz, vendi i preferuar për ta vendosur atë janë kyçet e dorës, edhe pse pas larjes së duarve, apo futjes në det, aroma mund të zhduket lehtë. Atëherë lind pyetja se ç‘duhet të bëjmë për të pasur një aromë që zgjat për shumë kohë në trup, ku duhet ta vendosim? Ja disa nga vendet më të rëndësishme që mjekët këshillojnë për të vendosur parfumet.
Lëkura
Zakonisht pas dushit, kur lëkura është shpëlarë me ujë të ngrohtë dhe poret janë hapur, është mirë që të hidhet parfum. Një lëkurë në këtë gjendje garanton një qëndrueshmëri më të lartë të aromës së tij.
Dermatologët theksojnë edhe se përdorimi i parfumeve apo produkteve të tjerë aromatike gjatë ciklit menstrual dhe femrave që vuajnë nga migrena duhet shmangur patjetër, pasi ky çon drejt dhimbjeve të forta të kokës. Sipas tyre, nëse hidhet mbi lëkurë parfumi mund të provokojë mbi lëkurë disa irritime të lehta. Kjo ndodh nëse ke një epidermë shumë të ndjeshme. Më të shpeshta në fakt janë njollat që shkaktohen nëse pasi ke hedhur parfum bën banja dielli ose një seancë solari".
Kur një aromë është shumë e fortë, ose nëse nuhaten shumë parfume njëri pas tjetrit, ndodh të provokohen dhimbje koke, deri në të vjella. Në të kundërt, nëse përdoren në sasinë e duhur, disa esenca kanë aftësinë të largojnë migrenën.
Si përfundim mos harroni, se edhe pse parfumi është një element më shumë për të theksuar elegancën, asnjëherë nuk duhet vendosur në faqe, ballë apo mbi veshje pavarësisht mbrëmjeve speciale për ku jeni nisur.
Pas veshit
Lëkura është shumë e hollë në këtë pjesë të trupit dhe përshkohet nga shumë kapilarë sipërfaqësorë, kështu që edhe temperatura duke qenë më e lartë se në pika të tjera të trupit, garanton qëndrueshmërinë aromës. Parfumi duhet të hidhet në lartësinë e lobit, aty ku mbaron kocka dhe fillon bulëza.
Pas gjunjëve
Lëkura e kësaj zone preferon parfumet delikate. Ideale, sepse janë të lehta dhe më pak agresive, deodoranset apo kolonjat pa alkool dhe vajrat esencialë aromatikë që janë delikatë dhe përshtaten me natyrën e kësaj pjesë të lëkurës.
Në qafë
Dermatologët këshillojnë që ai të vendoset aty ku mbarojnë flokët, pasi esencat e parfumuara i thajnë flokët dhe i dobësojnë shumë fibrat.
Në shpinë
Femrat që zakonisht përdorin parfume të cilat përmbajnë shumë alkool duhet ta hedhin në shpinë mes shpatullave, ku aroma reziston më tepër. Ndërsa parfumet me aromë më të lehtë mund të aplikohen në fund të kurrizit poshtë pa shkaktuar acarimin e lëkurës
Në gjoks
Në këtë zonë nuk janë shumë të këshillueshme parfumet me përqendrime të mëdha vajrash esencialë dhe alkoolesh, pasi ajo është shumë delikate për të shkaktuar alergji. Do të ishte mirë që të hidhnit disa pika parfumi në mes të gjoksit, por pa e ekzagjeruar. Mirë do të ishte të përdornit flagranca të thata, apo aroma shumë të lehta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri