Rrezet ultravjollce, era, rëra, janë rreziqe jo vetëm për lëkurën, por edhe për flokët. Megjithatë mjaftojnë disa gjeste të kujdesshme për t’i neutralizuar.
Mos ndoshta për flokët kemi vetëm shampon dhe balsam dhe kemi harruar produktet mbrojtëse. E megjithatë flokët tuaj kanë nevojë për to, ato rrezikohen njëlloj sikurse lëkura dhe faji nuk është vetëm i detit dhe pishinave. Ja disa këshilla të cilat do tu ndihmojnë si ti mbroni flokët në ditët verore:
Mbani kapelë. Me këtë do ta mbroni flokët tuaja nga rrezet e dëmshme të diellit në mënyrë shumë të thjeshtë. Nëse nuk jeni adhurues i kapelave mund të përdorni ndonjë shall për flokë i cili jo vetëm që do ti mbron flokët tuaja por do t’u jep një pamje të bukur.
Mos i thani flokët tuaja me tharës për flokë. Mundohuni që ta shmangni tharësin për flokë ose hekurin e flokëve. Jo vetëm që do tua dëmtojnë flokët, por do t’u marrin edhe shumë kohë. Por, nëse vendoseni për këtë hap, mos harroni regjeneruesin për flokë i cili nuk shpërlahet.
Përdorni regjenerues – Asnjëherë mos harroni të përdorni regjenerues, posaçërisht në ditët verore. Ajo do t’ua jep lagështin e nevojshme të flokut tuaj. Ju sugjerojmë që të përdorni regjenerues të butë të cilin mund ta përdorni çdo ditë.
Përdorni vaj – keni zgjidhje të madhe të vajrave të cilat thellë e mirëmbajnë flokun tuaj. Si më kualitative janë vaj Jojoba dhe e bademit. Mund ta përdorni deri sa qëndroni në diell apo mund të bëni trajtim. Vëni vajin në flokë të thata dhe lini të qëndrojë një orë. Pastaj lani flokët mirë.
Lani flokët para se të laheni në det. Praktikoni që ti lani flokët dhe të vendoni regjenerues para se të laheni në det apo pishinë. Në këtë mënyrë do ë ritet kujdesi nga uji i kripur dhe klori. Pas daljes nga uji bëni procedurën e njëjtë. Mund të përdorni dhe qumësht të thjeshtë apo vaj për rrezitje në vend të regjeneruesit.
Përdorni maskë. Vera duhet të jetë pushim – për këtë mos u lodhni nëse flokët tuaja duken të pa rregulluara. Merrni një sasi të vogël të zbutësit dhe vendoseni në flokë. Shtypni flokët ngadalë dhe lini disa minuta të thahet vetë. Do të fitoni një formë , ndërsa maska do t’ia jep lagështin e duhur e cila i nevojitet flokëve tuaja.
Përkujdesjet që i kushtohen fytyrës, trupit dhe flokëve duhet te vazhdojnë edhe në mbrëmje, me një hidratim të bollshëm, për t’i lejuar lëkurës dhe flokëve të rigjenerohen në diell.
Mos harroni:
Maskat rregulluese duhet bërë 2 herë në javë për të hidratuar dhe për të rindërtuar flokët në thellësi. Këto lloje maskash duhen lënë 15 minuta në kokë dhe në majat e flokëve, të cilat janë dhe pjesët më të dëmtuara gjatë ekspozimit në diell. Më pas këto produkte duhet të lahen me ujë të bollshëm.
Produktet që përdoren pas diellit duhet të përmbajnë: kamomil dhe substancë hidratuese.
Model: Xhuli Nura
Foto: Arton Humolli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri