LAJMI I FUNDIT:

Gjejeni krehrin më të mirë për flokët tuaj

Gjejeni krehrin më të mirë për flokët tuaj

Sipas mendimit të profesionistëve, është me shumë rëndësi të shfrytëzohen krehrit e përshtatshëm me tipin e flokëve tuaj. Ja vetitë e disa krehërve.

Natyralë
Këta krehër shumë fleksibilë dhe të butë, janë idealë për flokë të rrafshët, sepse me anë të tyre mund të shtohet volumi, ndërsa flokët nuk dëmtohen nga tharja (me fen). Po kështu, e sforcojnë shkëlqimin e flokëve, në mënyrë të barabartë e zgjerojnë yndyrën natyrore të flokëve.

Sintetikë
Vajzave me flokë të gjatë ose kaçurrelë, u nevojitet krehri me qime pak më të ashpra, me të cilat do të mund të krihen më lehtë. Përparësi e krehërve sintetikë është se kanë ‘dhëmbëz’ më të gjerë, të cilët mundësojnë krehjen e flokëve tepër të shpeshtë.

Të kombinuar
Kombinimi i qimeve natyrale me ato sintetike, është i shkëlqyeshëm për rrafshim (shtrirje) të flokëve valëzorë dhe mesatarisht të dendur.
Ky krehër, ndryshe nga ai me qime natyrale, më mirë i kreh flokët, por ndryshe nga ai sintetik, nuk është aq i fortë. /Telegrafi/