Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.
1. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i çuar drejt këputjes. Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët.
2. Shmang produktet që përmbajnë alkool. Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral. Shumë shkuma përmbajnë alkool, kështu që, nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum.
3. Laji në mënyrën e duhur. Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë. Specialistët i këshillojnë ato që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shampoja vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin e saj.
4. Shpëlaji me ujë të ftohtë. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.
5. Lufto flokët kaçurrelë. Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh, që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.
6. Përdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Por si çdo gjë tjetër, dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar. Të përdorësh shumë prej tij do bëj që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm. Gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes spray.
7. Provo një trajtim në të nxehtë. “Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët”, thonë parukierët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar. “Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve”, tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë.
8. Investo për pajisje jonike. Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës.
9. Kujdes flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë. Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë, kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.
10. Jepu shkëlqim ondeve. Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara. Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim. Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPrindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri