Divorci ka po aq pasoja negative te burrat sa edhe te gratë. Një mashkull tanimë i divorcuar ka mundësinë e një fillimi të ri, por këshillat e mëposhtme janë shumë të vyera për të mos përsëritur gabimet.
Kur vjen puna te këshillat e pasdivorcit për burrat, duket se ata nuk merren shumë seriozisht dhe mendimi i përgjithshëm është pandjeshmëria. Në fakt, në shumë raste burrat e vuajnë po aq sa gratë divorcin dhe kanë nevojë t’i kthehen jetës normale. Për t’i ardhur atyre në ndihmë në këto raste dhe për t’i sjellë pak balancë në marrëdhëniet e tyre, disa shkrimtarë ndajnë këshillat e tyre më të mira për burrat e divorcuar.
Jeni divorcuar nga gruaja dhe jo me fëmijët
Martesa juaj mund të mos ketë funksionuar, por kjo nuk do të thotë se keni më pak përgjegjësi për mirëqenien e fëmijëve tuaj. Ata kanë nevojë për një baba në jetën e tyre më shumë se kurrë pas divorcit. Është e lehtë të mendohet se divorci pakëson ose dëmton rolin e një burri si baba, por kjo ndodh vetëm kur ai e lejon këtë gjë.
Në shumë mënyra divorci mund t’u japë fund pritshmërive që kanë të tjerët ndaj jush, por kjo gjithashtu kërkon të angazhoheni për të rritur standardet e prindit që përfaqësoni. Divorci është një mundësi për të qenë një baba autentik dhe të forconi marrëdhëniet me fëmijët tuaj.
Mos pyesni “çfarë do të ndodhte nëse…”
Mund të shpenzoni sado kohë që të mundeni duke analizuar çdo moment të martesës suaj dhe vendin ku mund të keni gabuar, por e vërteta është se martesa juaj ka mbaruar tashmë. Hapi tjetër që duhet të jeni duke bërë është të ecni përpara. Në mes të divorcit duhet të lini mënjanë të gjitha hamendësimet. Nëse ju duhet kohë për të menduar për divorcin, merrni disa minuta të caktuara çdo ditë. As më shumë dhe as më pak. Keni një jetë përpara të cilën duhet ta jetoni sa më mirë dhe sa më bukur.
Mos u ndieni fajtor nëse nuk keni gabuar
Divorci nuk është një gjë që mund të ndahet me thikë për sa i përket fajit. Çiftet kanë mosmarrëveshjet e tyre, por faji dhe degradimi mund të jetë i përbashkët. Po kështu duhet të jetë edhe përgjegjësia që duhet mbajtur. Ashtu si ish-partnerja juaj, edhe ju hytë në një marrëdhënie me synimet më të mira. Nëse nuk funksionoi do të thotë se e keni vendin diku tjetër dhe nuk keni pse të ndiheni keq për këtë gjë.
Por nëse keni thyer vetë premtimet martesore, keni tradhtuar gruan dhe martesën. Nëse është si më lart, pranoni se të gjithë gabojnë kërkoni ndjesë dhe ecni përpara. Pas divorcit, fëmijët janë ata për të cilët duhet të shqetësoheni.
Mos ia prezantoni fëmijët çdo të dashure që do keni më pas
Ekziston një mundësi e mirë që të kërkoni t’i ktheheni kërkimit të një partnereje të re. Kjo është shumë e kuptueshme, por përpiquni të gjeni kohë të mjaftueshme për të njohur më mirë me personin që keni në krahë. Bëjini fëmijëve tuaj një nder dhe mbajini larg lidhjeve tuaja romantike që mund të shoqërohen me zhgënjime të thella. Divorci është mjaftueshëm tronditës për fëmijët tuaj, lërini jashtë telasheve tuaja të dashurive që mbartin rrezikun e funksionimit ose jo. Fëmijët tuaj i kanë prindërit, ata duan tanimë te ju një baba dhe jo një familje.
Mos u përfshini shumë shpirtërisht në lidhjen e re
Nëse krijoni një marrëdhënie të re, merreni ngadalë. Mendjen mund të mos e keni shumë të qetë nga të gjitha zhvillimet që ju kanë ndodhur, për këtë arsye fazat e para të një lidhje të re janë një test për ju. Mos ia lejoni vetes t’i lidhni këmbët së shpejti me një tjetër person. Përse e themi këtë? Sepse në fillim çdo person i dashuruar sillet sa më mirë të mundet, por e vërteta është se nuk e njihni vërtet mirë dikë të paktën deri një vit më pas.
Shtojini jetës tuaj një rutinë
Mos e lini të zbrazët kohën që kalonit me partneren tuaj. Shkoni në palestër, shihni filma, bëni diçka që do t’ju mbushë përditshmërinë dhe që do t’jua largojë mendjen nga përvoja e hidhur e divorcit. Keni nevojë për pak stabilitet në jetën tuaj dhe rutina nuk ju bën shumë mirë.
Mësoni sa më shumë nga përvoja e martesës
Askush nuk kalon në divorc pa qenë disi fajtor. E pranoni ose jo, veprimet tuaja mund të kenë sjellë si pasojë një pjesë të divorcit. Kjo nuk lidhet me fajin, por me faktin se duhet ta përdorni eksperiencën e kaluar për të mësuar sa më shumë prej saj. Sa më shumë ta pranoni dhe analizoni rolin tuaj, aq më e vyer do të bëhet për ju kjo eksperiencë dhe do të jeni në gjendje të riparoni gabimet e bëra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar