LAJMI I FUNDIT:

Miq zgjedhim ata që janë të ngjashëm me veten?

Miq zgjedhim ata që janë të ngjashëm me veten?

Sondazh mbi mënyrën si i zgjedhin të rinjtë shqiptarë miqtë dhe raportet që ndërtojnë mes tyre, duke iu referuar studimeve amerikane të Universitetit të Kolorados dhe atij të Kalifornisë.

Të ngjashmit gjithmonë e kërkojnë dhe e gjejnë njëri-tjetrin, edhe pse shpesh mendohet se janë të kundërtat që dalin fitimtare. Të kundërtat shpesh na përballin me partnerin tonë dhe konsiderohet si energji e humbur dhe kohë e investuar keq, prandaj prirja është drejt njerëzve që janë si ne, ndoshta tepër e rrallë, ose na afrohen në natyrë.

Lëvizja e pandalshme e jetës, streset, pasiguria duket se e kushtëzojnë fort këtë prirje që na shtyn të mendojmë se njeriu kapitalist ndihet më komod në këtë pozicion, para se të kalojë në stadin më të padëshirueshëm të vetizolimit, apo shkëputjes nga ndjenja si shoqëria dhe miqësia.

Nëse dikur njerëzit miq ndanin shkallën e kulturës dhe të zgjuarsisë, njohja dhe pëlqimi ishin vendimtarë në lidhje, sot studimet nuk kanë më karakter të drejtpërdrejtë, apo të studimit të tjetrit përmes testeve të pafund të ngjashmërisë.


Nga një studim i hollësishëm i studiuesve amerikanë të Universitetit të Kalifornisë dhe Kolorados, jo më me sondazhe dhe intervista, por përmes analizës së AND, zbulimet e shkencës nuk kanë të reshtur, tregon se tek 1,5 milionë persona, ajo e personave miq priret të ngjajë.

Pra nuk do të kishim më një miqësi sipërfaqësore, por edhe thelbësore, bazuar te materia. A është i vërtetë ky konkluzion? Nuk duhet të befasohemi se edhe çiftet e miqve tregojnë një lloj ngjashmërie gjenetike. Me një mik kemi nevojë të komunikojmë, të bisedojmë, të ndajmë interesa dhe pasione dhe të jemi në gjendje të diskutojmë për çështje dhe probleme intime apo që lidhen ngushtë me jetën tonë. Dy miq ngjajnë në kuptimin më të plotë me një çifti të dashurish, por shkalla e përfshirjes afektive është më e vogël.

Sipas studimit thuhet se një farë ngjashmërie gjenetike mund të na ndihmojë, edhe pse do të jetë një faktor diskriminues me vlerë absolute. Të kesh një strukturë gjenetike mbajtëse, jo shumë të ndryshme, duket se është një faktor predispozues. Në të njëjtën kohë merr kuptim pyetja: nga të gjitha gjenet që kemi, cilat ngjajnë më shumë te miqtë? Zgjidhe shokun (mikun) më të mirë se vetja është porosia që prindërit na jepnin kur shkonim në klasën e parë të shkollës fillore e më pas kur rriteshim dhe kalonim në shkollën e mesme. Miqtë dihet se e zgjedhin reciprokisht njëri-tjetrin, edhe pse jeta, që është prova e së vërtetës, mund të sjellë zhgënjime dhe tradhti. .

Shoqëria dhe miqësia si nocione janë të pandryshueshme, por është njeriu që u jep kuptimin e duhur në çdo kohë. Nëse miqësia e parë nuk ishte tërësisht e varur nga kapitali, sot koncepti i saj është tjetërsuar plotësisht dhe se mik i mirë është ai që ka pasuri, apo miqësi e interesit përderisa plotësohen edhe nga njëra palë. Por çudia më e madhe është miqësia politike e përkohshme, për t’ia lënë radhën tjetrës sapo mbaron një interes. Në themel të një ndjenje kaq të madhe dhe të domosdoshme të njeriut tashmë zuri vend koncepti modern që mesa duket gjen miratimin e shumicës. Çiftet e miqve që largohen nga njëri-tjetri dhe të destinuara të shpërbëhen, priren të jenë ato ku komunikimi është i pakët, qoftë dhe sikur të flitet për gjëra të parëndësishme. Ky fakt është i njohur dhe tepër i sigurt dhe për më tepër figuron në çdo manual të biologjisë njerëzore.

Në vazhdim studimi thotë: Nëse e marrim të mirëqenë këtë fakt, duhet të pyesim se ku është përgjigjja, predispozita ndaj kulturës dhe zgjuarsisë? Edhe nëse flitet për fenomene që kanë sigurisht një komponent të madh kulturor dhe social, nuk ka dyshim se edhe gjenet e kanë kontributin e tyre, duke siguruar një potencial intelektual, një farë shkalle kujtese. Edhe një farë prirje që të informohen dhe të mësojnë nga informacionet e fituara. Pra, të dy partnerët në një çift që funksionon kanë një lloj ngjashmërie gjenetike. Miqësia ideale si koncept i idealistëve ekziston dhe që do të ishte dëshira për ta ndarë jetën me ata që dinë ta japin dhe ta marrin atë jashtë interesit “Më jep, të të jap”, si një marrëdhënie thjesht monetare. Sot miqësia është e kapur fort nga moderniteti dhe “djallëzitë” tepër të ndërlikuara dhe sofistikuara të marrëdhënieve njeri-njeri.

Natyrisht që lindin dy pyetje legjitime dhe që duan detyrimisht përgjigje, përderisa bëhet fjalë për një studim kaq të rëndësishëm.

1. Si e kuptojmë nëse dikush i ka gjenet të ngjashme me ne? Nuk mund t’i kuptojmë këto duke parë gjenet, por shfaqjen e tyre, kontributin e tyre në sjelljen dhe qëndrimin në tërësi. Me disa persona gjendemi më mirë sesa me të tjerët dhe gati gjithmonë nuk e dimë përse.

2. Cilat gjene kanë peshë më shumë në këtë lojë personaliteti? Thuhet se gjenet në fjalë janë mes atyre që duket se evoluojnë më shpejt në historinë e llojit tonë. Njeriu ndryshon veten dhe mjedisin ku jeton dhe gjithmonë priret drejt përmirësimit të vetes dhe gjithçka që e rrethon, përfshi këtu dhe marrëdhëniet ndërpesonale.

Sondazhi kësaj radhe nuk pati karakter të njëanshëm online, por edhe të drejtpërdrejtë, me përfaqësues të një brezi që te miqësia shohin një shtrat të sigurt të një raporti tepër të rëndësishëm për moshën, një lloj ideali mëse të kuptueshëm dhe që nuk merr nocionet e miqësisë së një moshe të pjekur. Për ta miqësia është një nga gjërat më të shtrenjta, pa të cilën nuk jetojnë dot; më të rëndësishme pas familjes, apo të mos jenë vetëm. Lidhur me mënyrën sesi e zgjedhin një mik idetë duken më të qarta pasi hyn karakteri, përputhshmëria e mendimeve; e zgjedhin në bazë të cilësive dhe vlerave, apo nëse i mbështet apo i bën të ndihen mirë. /Sh/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori