Problemet e tinejxherëve nuk janë të parëndësishme dhe nuk duhet t’i merrni si të mirëqena. Kurrë nuk mund të jeni të sigurt se çfarë mendon saktësisht fëmija juaj tinejxher, në veçanti kur bëhet fjalë për tema të ndjeshme si stresi, shkolla dhe seksi. Ne do të përpiqemi t’ju ndihmojmë me disa këshilla.
Nuk është çudi që në shumicën e rasteve nuk e dini se çfarë mendojnë fëmijët tuaj në pubertet, sepse në shumicën e rasteve kur ju u drejtoheni ose mbyllen në dhomë ose i rrotullojnë sytë.
Është kryer hulumtimi ku pedagogët kanë pyetur tinejxherët çfarë do të dëshironin që të mund të ndanin me prindërit e tyre. Ja edhe lista e përgjigjeve më të shpeshta, se cilat janë këto probleme të adoleshentëve që fëmijët nuk dëshirojnë t’i ndajnë me prindër.
Në vendin e parë është gjetur përgjigjja “kam nevojë për privatësi”. Hulumtimet kanë treguar që privatësia është e para në listën e problemeve të adoleshenteve, por fëmijët kryesisht heshtin për këtë për shkak të reaksionit të mundshëm të prindërve, transmeton Telegrafi.
Nëse keni mundësi, sigurojini fëmijës suaj një kënd vetëm për të, veçanërisht në ditët e ndjeshme të pubertetit. Përpiquni t’i besoni, jo të hyni në hapësirën e tyre pa arsye konkrete dhe mos harroni trokitjen.
Ajo çka nuk do t’ju thotë kurrë tinejxheri është që vetëm dëshiron që ju ta dëgjoni, pa bezdisje, ndërhyrje dhe ankime. Kjo është një nga arsyet kryesore pse shumica e fëmijëve nuk flet për gjërat e ndjeshme me prindërit e vet, ndërsa do të donin të kishin mundësi. Nëse fëmijët ju ankohen për profesorët ose shokët e shkollës provoni së bashku me ta të gjeni zgjidhje për problemin, mos i fajësoni menjëherë.
Problemet e tinejxherëve me temat e ndërlikuara
Kur janë në pyetje dashuritë e adoleshentëve shumica e prindërve janë shumë të rreptë për këtë çështje dhe prandaj tinejxherët në shumicën e rasteve dalin dhe shoqërohen me moshatarët derisa prindërit nuk kanë janë në dijeni për këtë. Përpiquni të relaksoheni kur janë në pyetje daljet me vajza/djem. Sidoqoftë më së miri është të jeni të informuar se sa të jetoni pa ditur gjë.
Në vendin e katërt të kësaj liste gjenden notat e këqija, të cilat fëmijët i fshehin nga prindërit. Arsyeja është po ashtu reagimi i ashpër, të cilin mund ta nxisë vetëm një notë e keqe. Mos bëni tollovi për shkak të një dyshi, le t’ju tregojë fëmija juaj se ku qëndron problemi, mos e ka vështirë ta përballojë lëndën… Thojani që nuk është fundi i botës, por që prisni nga ai që të përpiqet më shumë.
Në vendin e pestë gjithsesi është tema më e ndërlikuar si për prindërit edhe për tinejxherët – seksi. Hulumtimet kanë treguar që gati gjysma e tinejxherëve nuk dëshirojnë t’u tregojnë prindërve për përvojën e parë seksuale, çka është mjaft shqetësuese.
Nxiteni tinejxherin tuaj të flasë me ju për gjithçka që i intereson, mos e bëni mizën buall, kujtojeni veten në ato vite. Më mirë është që tinejxheri juaj të mësojë gjithçka nga ju për mbrojtjen dhe sëmundjet e transmetuara seksualisht sesa përmes internetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Tre shenjat e zodiakut që janë idealistët më të mëdhenj dhe duan të ndryshojnë botën për mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova