Me siguri keni dëgjuar së paku njëherë gjëra negative për bebironin – sesi ia deformon dhëmbët bebes, ia vështirëson thithjen e gjirit të nënës dhe i krijon vartësi. Mirëpo, bebironi, jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por mund t’i jetë i dobishëm për beben tuaj.
Kur vendosni t’ia blini bebironin bebes suaj, me rëndësi është që ta ketë formën sa më të ngjashme të majës së gjirit dhe që mund lehtë të përshtatet dhe të përforcohet në shishen me të cilën e ushqeni beben.
Se a do të blini bebiron silikoni apo lateksi, vërtet është gjë krejtësisht e dorës së dytë.
Për beben e cila nuk i ka mbushur tre muaj duhet të zgjidhni bebironin që ia lëshon qumështin pikë-pikë, ndërsa për ato mbi tre muaj më të mira janë bebironet që lëshojnë qumështin (lëngun) më shpejt.
Gabimi 1: Bebironi është i panevojshëm
E vërteta: Bebeve të porsalindura u nevojitet shumë kujdes, ndërkaq kur t’i shfrytëzoni të gjitha mjetet dhe taktikat e qetësimit, afrojani bebes bebironin si zgjidhje e fundit, madje vetëm atë që ka formë anatomike. Sepse, bebironi bebes i ofron ngushëllim, transmeton Telegrafi.
Gabimi 2: Bebironi ia deformon dhëmbët bebes
E vërteta: Çdo gjë varet nga intensiteti dhe zgjatja e periudhës së përdorimit të bebironit. Nëse bebja thith bebironin vetëm herë pas herë, kjo shprehi nuk do të ketë kurrfarë pasojash për dhëmbët. Ndërkaq, kur bebja thith shpesh edhe pasi t’i mbushë një vit, atëherë ekziston rreziku real i dëmtimit të dhëmbëve.
Aktualisht ekzistojnë të ashtuquajturët “gas fri” biberone, të cilët zvogëlojnë sasinë e ajrit të cilin bebja e përpin gjatë pirjes së qumështit, si edhe ato me formë anatomike të cilat pengojnë deformimin e dhëmbëve të qumështit.
Gabimi 3: Vështirë e harrojnë shprehinë
E vërteta: Bebet vetë i lënë shprehitë e thithjes së qumështit nga bebironi kur i mbushin përafërsisht 10 muaj. Sapo bebja ta humb interesimin për bebironin, mos ia ofroni më.
Bebironin lajeni me ujë dhe sapun së paku një herë në ditë, apo çdo herë kur vlerësoni se është e nevojshme dhe ndërrojani në çdo dy muaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'