LAJMI I FUNDIT:

Refluksi vezikoureteral (VUR)

Refluksi vezikoureteral (VUR)

Refluksi vezikoureteral përshkruhet si kthimi i urinës mbrapa nga fshikëza urinare në veshka. Funksioni më i rëndësishëm i veshkave është që të eliminojë substancat e dëmshme nga gjaku dhe t’i nxjerrë ato përmes urinës

Prof. Dr. Murat Dayanc
Urolog – Pediatër
Spitali Amerikan
038 221 661 / 045 500 910
www.spitaliamerikan.com

Pasi të prodhohet nga veshkat, urina zbret në fshikëzën urinare nëpërmjet tubave të quajtur uretër dhe më pas nxirret nga trupi gjatë urinimit, me ndihmën e një kanali të quajtur uretër.
Normalisht, gjatë urinimit urina nuk kthehet mbrapa nga fshikëza në veshkë, e nëse një dukuri e tillë ndodh kjo quhet Refluks Vezikoureteral (VUR). Me fjalë të tjera, refluksi vezikoureteral është një gjendje ku urina e mbledhur në fshikëz gjatë urinimit kthehet në traktin e sipërm urinar.


Në anën tjetër, edhe shprehitë jonormale të urinimit në disa fëmijë, mund të çojnë në refluks. Në këtë mënyrë, duke shkaktuar prirjen ndaj infeksioneve tek fëmijët, refluksi mund të shkaktojë infeksion të veshkave të quajtur pyelonephritis, që ka për pasojë dëmtimin e veshkave. Sa më e rëndë të jetë grada e refluksit, aq më të rënda do të jenë dëmet në veshka.

Në rastet kur refluksi është i gradës së rëndë, ureterët dhe veshkat zgjerohen, duke shkaktuar formë të çrregullt të tyre. Në përgjithësi, diagnoza vendoset nga infeksionet e shpeshta të traktit urinar. Refluksi mund të mos shkaktojë ndonjë dhimbje, shqetësim apo probleme gjatë urinimit. Prandaj, nëse fëmija ka infeksione të shpeshta urinare duhet të ekzaminohet nga një mjek specialist, edhe në qoftë se nuk ka asnjë ankesë tjeter.

Refluksi paraqitet në rreth 1-2% të të gjithë fëmijëve të shëndetshëm. Mosha kur fëmijët zakonisht diagnostikohen për VUR është mosha 2-3 vjeçare, por ajo mund të shihet si tek foshnjat, ashtu edhe tek moshat më të mëdha.

Sëmundja diagnostikohet me një test të quajtur Cistografi miksionale. Një tub i hollë dhe i butë i quajtur kateter, vendoset brenda uretrës (në kanalin nga ku del urina). Fshikëza urinare mbushet plotësisht me një lëng të përzier me kontrast, në mënyrë që trakti urinar të bëhet i dukshëm nën rrezet-X. Pastaj fëmijës i kërkohet të urinojë. Gjatë urinimit, merren pamjet e duhura, për të parë nëse ka kthim të urinës mbrapa apo jo (refluks).

Ky test zakonisht zgjat rreth 15-20 minuta. Për shkak të përdorimit të kateterit, disa fëmijë mund të zhvillojnë infeksion pas këtij testi, prandaj është e këshillueshme që të merren antibiotikë para dhe pas testit. Ultrasonografia shtesë, shintigrafia e veshkave apo urografia intravenoze (IVP) mund të jenë të nevojshme, për të përcaktuar nëse refluksi dhe infeksioni urinar kanë dëmtuar veshkat apo jo.

* Trajtimi
* Trajtimi me medikamente
* Trajtimi kirurgjikal
* Observimi

Në trajtimin me me­di­ka­­me­nte përdoren antibiotikë dhe barëra të tjera për të ndryshuar shprehitë e urinimit të fëmijës. Qëlli­mi në këtë trajtim është për të shmangur infeksionet e mundshme që mund të ndodhin gjatë procesit të vetëshërimit të VUR.

Trajtimi kirurgjikal mund të kryhet si operacion i hapur ose i mbyllur, me endoskopi, në varësi nga shkalla dhe karakteristikat e refluksit. Operacioni i mbyllur preferohet në raste të refluksit rezistent ose të nivelit të lartë.

Koha e qëndrimit në spital pas ope­ra­­cionit është 2-5 ditë mesatarisht, në varësi nga teknika kirurgjikale e aplikuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori