LAJMI I FUNDIT:

Çka është podologjia/podoterapia?

Çka është podologjia/podoterapia?

Podologjia, si degë e mjekësisë merret me trajtimin mjekësor të këmbës, veçanërisht me trajtimin e shputave të personave që vuajnë nga diabeti.

Teuta Bakija, Podologe
“Podologia Gjermane”
rr. Tring Ismajli 19, Prishtinë
tel. 049-152198; 044-362532

Çdo njeri në jetën e tij ecën 120.000 km, që do të thotë gjatë jetë së tij, ai rrotullohet tre herë rreth botës. Faraonët në Egjiptin e lashtë si dhe Hipokrati (babai i mjekësisë), trajtuan problemet e këmbëve te ushtarët që kishin probleme.

Shkencërisht fjala Podologi, rrjedh nga gjuha greke (Podo”s = shputa/këmba dhe Logie (logos) = shkencë). Rrjedhimisht Podologjia d.m.th. shkenca që studion shputën e këmbës. Në përgjithësi, podologët punojnë në parandalimin dhe rehabilitimin e këmbëve me plagë.


Shputa e këmbës
Shputa e këmbës përbëhet nga 26 eshtra, 33 nyje, 107 tendina (tendina e Akilit) dhe 19 ligamente. Këmba si gjymtyrë është shumë e komplikuar, por njëkohësisht dhe shumë e nevojshme për jetën e njeriut. Pa këmbë nuk mund të ecim, e kur nuk mund të ecim, krijohen sëmundjet si sindroma metabolike. Nëse kemi probleme në të ecur, mund të keni ç’rregullime që nga gjunjët e deri te koka.

Disa nga simptomat të cilat njerëzit mund t’i kenë nëse kanë problem me këmbë, janë problemet me gjunjë deri te nofulla, e kjo shkaktohet nga ecja jo e rregullt (e shtrembur). Ecja jo e rregullt është me milimetra dhe personi nuk e vë re, por gjatë jetës trupi, këto milimetra gjatë gjithë kohës, detyrohet që t’i balacojë dhe për këtë arsye, me kalimin e moshës, krijohen problem siç është Arthosa në gjunj, ije ose problemet me shpinën.

Problemet më të mëdha të cilat mund të krijohen, janë plagët te personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit, e cila dëmton nervat dhe arteriet. Prandaj, nga dëmtimi i nervave personat me diabet nuk ndjejnë ecjen, ata ecin në mënyrë të çrregullt (shtrembur). Nga ecja e çrregullt, këta persona i japin presion shputës në vendin e gabuar ku nuk është e paraparë mbajtja e presionit dhe fërkimit, ndërsa si rezultat krijohet lëkura e fortë. Nëse kjo situatë vazhdon pa u trajtuar, mund të krijohet plaga (ulcera) dhe deri te amputimi. Rreziku që të vuajmë nga ky fenomen është pesëmbëdhjetë herë më i lartë tek personat që vuajnë nga diabetik sesa tek njerëzit tjerë. Për të parandaluar një situatë të tillë, nevojiten vizita të rregullta te podologu.

Çfarë bënë podologu?

Testet biomekanike – testet e lëvizjes së gishtërinjëve dhe këmbës; analiza të ecjes së njerëzve.

Testet te personat me diabet për neuropati “Vibration Rydell-Seifer- Test”.

Trajtim të kallusëve

Trajtim të lëkurës së fortë (Callositas)

Trajtim të lythave (Verruca vulgaris)

Trajtim të thonjve mikotik, këpurdha (Onychomykose)

Trajtim të thonjëve që kanë hyrë në mish, pa intervenim kirurgjik me telat Ross-Fraser (Orthonyxie).

Para dhe pas 3 muajsh

Orthose nga Silikoni për të korrigjuar ose reduktuar fërkimet dhe largimin e dhimbjes së gishtërinjëve të derformuar (Hallux valgus, Quintus varus, Digitus malleolus, Digitus flexus, Digitus superduktus)

Trajtim të ulcerave apo plagëve diabetike në konsultim me Diabetologun (Ulcus cruris, malum perforanc pedis)

Mbarimi i shtresave ortopedike (Pes valgus, Pes varus)

Akupunkturë të këmbëve pa gjilpëra, por vetëm me masazh – një trajtim me origjinë kineze.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori