Polineuropatia diabetike është komplikimi më i shpeshtë i sëmurëve me diabet. Mendohet se këtë komplikim e kanë më shumë se 80% e të sëmurëve nga kjo sëmundje.
Ass. dr. Myrvete Kabashi, mr. sci.
Neuropsikiatre
Poliklinika “Medikus-Naz”
tel. 044 147 427; 044 752 380
Është sëmundje e nervave periferik e shkaktuar nga sëmundja e sheqerit. Komplikimet e sheqerit të rritur në gjak dëmtojnë nervat, përfshirë edhe elementet në vijim:
– Çrregullimin e qarkullimit i cili bie deri te dëmtimi i enëve të vogla të gjakut.
– Grumbullimin e yndyrave në qeliza të cilat përbëjnë mbështjellësin nervor, që çrregullon aktivitetin normal të këtyre qelizave;
– Çrregullimet metabolike të cilat çrregullojnë bartjen e albuminave, transmiterëve (transmetuesve) dhe materieve të tjera ushqyese në pjesët distale (përfundimtare) të nervit.
Si manifestohet sëmundja?
Neuropatia në fillim, zakonisht, është pa simptoma. Në këtë fazë, kur i sëmuri nuk ka ankesa, neurologu evidenton reflekse të ulura dhe çrregullim të sensibilitetit. Faza simptomatike fillon fshehurazi, por ndonjëherë edhe vrullshëm.
Simptomat më të shpeshta janë: djegie, therje, ose sikur me i lëviz buburreci nëpër këmbë, zakonisht në shputa, ndjenjë e kohëpaskohshme ose e përhershme e mpirjes ose topitjes, ndjenjë se këmbët janë në çizme ose çorape. Mund të ekzistojnë dhe ngacmime djegëse dhe dhimbje e fortë, ecja është shpesh e mundimshme dhe të sëmurët e përshkruajnë si të ecurit në “thëngjill”.
Mund të lajmërohet edhe dhimbja intensive ‘therëse’ në shputa ose këmbë. Polineuropatia mund të bie deri te të ecurit e vështirësuar (pareza), por në raste të vështira të ecurit është i pamundur (paraliza). Neuropatia diabetike më së shpeshti manifestohet si polineuropati distale simetrike senzomotorike.
Simptomat e para janë në shputa në formë të therjes, lëvizjes, djegies, kryesisht natën. Mund të lajmërohen edhe ngërçet në muskujt e nëngjurit, por edhe në duar, edhe pse dukshëm më rrallë. Në të njëjtën kohë mundë të lajmërohen hipotrofitë (humbje e masës) në muskujt e vegjël të shputës. Shuhen reflekset tetivore, sëmundja përparon, lajmërohet mpirja e shputës, e cila përhapet deri në nëngju, shuplaka, trup. Mund të lajmërohen ndryshime trofike në lëkurën e shputave (lëkura e thatë, e hollë e cila lehtë pëlcet) dhe ulcerat-plagët.
Si vendoset diagnoza?
Diagnoza e neuropatisë diabetike është e thjeshtë dhe vendoset në bazë të pasqyrës klinike të sëmundjes së sheqerit. Vërtetohet me të ashtuquajturat: testet neurofiziologjike, me matjen e shpejtësisë së përçueshmërisë së nervit (elektromioneurografia-EMNG).
Është e domosdoshme që secili i sëmurë me sëmundje të sheqerit të udhëzohet te neurologu për kontroll neurologjik dhe ekzaminim neurofiziologjik, të ndërmerren të gjitha masat që të prevenohet zhvillimi i neuropatisë diabetike ose nëse ekzistojnë shenjat e saj, të ndalet përparimi.
Si mjekohet?
Mjekimi i formës më të shpeshtë të polineuropatisë diabetike bazohet në rezultatet e tretmanit anti-oksidativ, aplikimin e preparatit të fortë antioksidativ acidit alfa-lipoik në dozë ditore 600 mg. Së pari 2-3 javë paranteral (në infuzione), pastaj per os (në gojë) për periudhë më të gjatë. Për qetësimin e dhimbjeve më së shpeshti përdoren karbazepin dhe antidepresivët.
Metodat e mjekimit fizikal, gjithashtu, kanë rëndësinë e tyre, veçanërisht hidroterapia.
Ç’farë duhet të ditur?
Lajmërimi i polineuropatisë nuk varet nga lartësia e sheqerit në gjak, atakon të dy gjinitë, më shpesh të moshuarit, në përqindje të vogël dhe fëmijët të sëmurë nga sëmundja e sheqerit, rreth 2%. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?