Zmadhimi i organit të prostatës dhe presioni i bërë në rrugët urinare quhet ndryshe Hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës.
Dr. Ajet Xhafa,
urolog
cel: + 381 38 221 661 dhe 045 500 910
tel: +386 38 221 661
Rr. Hajvali km 7, Prishtinë,
www.spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikanortopedi.com
Fillon të shfaqet pas moshës 30 vjeç dhe në moshën 60 vjeç pothuajse 50% e meshkujve ka zmadhim të organit të prostatës, ndaj mund të quhet ndryshe edhe si “mallkimi” i meshkujve të moshuar.
Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra. Është një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen ureter. Urina nëpërmjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të japë ndjesinë e urinës. Gjatë fazës së urinimit fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina kalon nëpër penis dhe del jashtë. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.
Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe dalin probleme gjatë urinimit.Cilat janë problemet e zmadhimit të prostatës?
Prej bllokimit të rrugëve urinare dalin këto shqetësime:
– pas urinimit ndjesia e moszbrasjes së urinës.
– dalje e shpeshtë në urinë
– dalje më shpesh natën në urinë (nokturi)
– urinim me ndërprerje
– urinim me shtrëngim barku
– zvogëlim në rrjedhjen e urinës
Është zmadhimi i prostatës një lloj kanceri?
Jo. Kanceri i prostatës dhe hiperplazia (zmadhimi) i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Trajtimi i tyre është shumë i ndryshëm, ndaj duhet të bëhet ndarja nga njëra-tjetra e këtyre dy sëmundjeve. Për ndarjen e këtyre sëmundjeve përdoret analiza e PSA dhe ekzaminimi me gisht (rektal).Cilat janë arsyet që zmadhohet prostata?
Në zmadhimin e prostatës arsyet kryesore janë:
– rritja e hormonit mashkullor siç është testosteroni dhe rritja e moshës në vite.
Përse duhet trajtuar zmadhimi i prostatës?
Sepse po nuk u trajtua si problem me kalimin e kohës duken infeksione të rrugëve urinare, gurë në vezike dhe pacienti mund të shkojë deri në mosfunksionim e veshkave siç duhet (insuficiensë renale).
Cili është trajtimi i zmadhimit të prostatës?
Për çdo pacient mënyra e trajtimit mund të ndryshojë. Ka dy lloje trajtimesh. Kirurgjia e prostatës dhe trajtimi me ilaçe.
Në kirurgjinë e prostatës ditët e sotme teknika më e përdorur është * Prostatetektomi transuretrale* ose TUR-P. Me anestezi gjenerale ose spinale duke u futur nga uretra me një mjet që quhet rezektoskop bëhet zhbllokimi i gjendjes së shkaktuar nga zmadhimi i prostatës.
Nga dizavantazhet mund të përmendet që pas këtij operacioni sado me përqindje të ulët mund të ketë impotencë ose humbje të ejakulacionit.
Opsionet e tjera për operim janë operacionet e hapura dhe prostatektomia me laser. Ilaçet e përdorura për prostatë tentojnë në zgjerimin e uretrës dhe në ndikimin e hormoneve të prostatës për zgjerimin e muskujve të drejtë të uretrës.
Si bëhet diagnostikimi i zmadhimit të prostatës?
Diagnoza vendoset patjetër nga një urolog. Zmadhimi prostatës kontrollohet me gisht nga rektumi dhe shihet presioni ose shpejtësia e urinës me një test që quhet uroflowmetri si dhe bëhet analiza e gjakut PSA. Pas analizave të bëra urologu mund të vendosë që t’ju marrë në ndjekje të sëmundjes për një periudhë të gjatë pa patur nevojë për një ndërhyrje. Por në rast që simptomat janë të shpeshta atëherë fillohet trajtimi me ilaçe ose pacienti mund ti nënshtrohet kirurgjisë së prostatës.
Ilaçet alfa-bllokues
Këto ilaçe relaksojnë muskujt e drejtë në prostatë dhe fshikëzën e urinës. Bëjnë që pacienti të urinojë më lehtë. Në një grup tjetër ilaçet mund të ndikojnë në hormonet e prostatës dhe duke i bllokuar ato bën që prostata të ketë një zvogëlim të lehtë.
Kujdes!
Para se të flini gjumë boshatiseni fshikëzën e urinës.
Pini rreth 8-10 gota ujë në ditë, por jo 2-3 orë para se të flini gjumë.
Kujdes me ilaçet antihistaminike që hapin hundët, mushkëritë dhe gjendjen gripale, sepse mund të kenë efekte anësore si urinim me vështirësi.
Mundohuni të mbani larg stresin
Rrini larg pijeve me kafeinë, alkool, kripë të tepërme dhe ushqime me acide të tepruara. /Telegrafi/
Të paktën një herë në vit bëni një kontroll urologjik te urologu për prostatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?