Si të duhesh njëlloj me të dashurin e përjetshëm.
Me siguri të tjerët nuk e mbajnë mend që kur ju jeni bashkë. Duket sikur keni lindur pranë njëri tjetrit ose diçka e ngjashme. Jeni gjithandej bashkë dhe kur flet për njërin, mendon për tjetrin.
Janë bërë shumë vite tashmë që keni një histori, që ndani jetën, ëndrrat dhe shtratin. Dhe kur ndalesh ndonjëherë e mendon, mund të të kapë ndonjë dyshim: A e do si më parë? A duheni si dikur, apo rrini bashkë sepse kjo është diçka e kthyer në natyralitet për ju?
Mos u tremb kot, e rëndësishme është të mos e lësh marrëdhënien në monotoni. Gjithmonë duhet të kujdesesh për të si në fillimet e saj që edhe emocionet të vazhdojnë.
Ji seksi duke qenë varianti më i mirë i vetes
Mos ndaloni asnjëherë së qeni seksi. Fakti që jeni bashkë prej vitesh nuk do të thotë që duhet ta harroni këtë element. Nëse ai të sheh pa grim apo me tutat e palestrës nuk ka asgjë të keqe, të gjitha kemi ditë të tilla, por mos harro të përpiqesh të dukesh në variantin më të mirë të mundshëm. Jo vetëm ai do ta vlerësojë, por edhe ti do ndihesh më mirë me veten, pas kësaj.
Ruaj pak mister për mashkullin tënd
Është e rëndësishme të ruash pak mister në marrëdhënie. Një mënyrë është të mbyllësh gjithmonë derën e tualetit. Le të mendojë që ke shkuar për të hedhur parfum apo për të vënë maskarë mbi qerpikë. Gjithashtu nuk ke pse ia tregon të gjitha. Është mirë ta lësh të bëhet kureshtar për çfarë po mendon ti.
Shmang rutinën duke shkuar në vende të reja
Është shumë në rregull nëse ju kur dilni keni programin tuaj, darkë dhe film, por është edhe më bukur t’i miksosh aktivitetet. Kjo nuk do ju lejojë të bini në rutinë. Shkoni në vende të reja dhe provoni gjëra të reja. Mund ta nisni duke porositur diçka të re.
Krijo me këmbëngulje romancë
Romanca kërkon punë. Dhe meshkujve u pëlqen gjithashtu, edhe pse pretendojnë për të kundërtën. Ti mund ta bësh në shumë mënyra, për shembull duke blerë biletat për një ndeshje për ju të dy. Mund ta frymëzosh partnerin të vazhdojë të jetë romantik duke i kujtuar sa shumë i doje dhe i do veprimet romantike që ai bën. Romanca e mban pasionin gjallë për të dy.
Ndaj me të gjërat që do dhe ato që ke nevojë
Ky është një leksion që duhet shumë kohë për ta mësuar në jetë. Burrat nuk mund të lexojnë mendjen tënde. Është shumë më mirë të flasësh me të sesa të ngelesh e zhgënjyer kur ai nuk të jep atë që do doje. Duhet të ndash me të ato që do dhe ke nevojë, kjo është gjëja më e mirë në një marrëdhënie.
Mbaj në mendje gjithmonë t’i thuash sa fantastik është
Është e lehtë të harrosh me ç’burrë fantastik je pasi kalojnë vite që jeni bashkë. Kujtoje veten për gjërat që të bëjnë ta duash. Përveçse do ndihesh pozitive karshi tij, magjia do ndihet po të përqendrohesh te këto gjëra. Do shohësh më shumë gjëra për t’u admiruar kur fokusohesh te anët e mira. Pozitiviteti gjeneron veten.
Ëndërro të ardhmen tuaj bashkë
Ëndrrat për të ardhmen e përbashkët e mbajnë romancën gjallë. Është qejf të flasësh për gjërat që të pëlqejnë të bësh. Ndoshta të pëlqen të vizitosh një plazh. Të vizitoni Parisin mund të jetë një tjetër ëndërr. Të ëndërroni bashkë ju bën të ndjeni emocione dhe ndjenja të thella dhe romantike ndaj njëri- tjetrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite