LAJMI I FUNDIT:

Befasia

Tri shoqe – njëra e fejuar, tjetra dashnore, tjetra e martuar – bien dakord që t’u përgatisin befasi meshkujve të tyre. Ato vishen me rroba lëkure sado-mazohiste, këpucë me take të larta dhe me nga një shirit të zi në sy, për të shikuar reagimet e partnerëve.

Pas disa ditësh takohen dhe flasin për befasisë:

E fejuara: Kur më shikoi, u çmend. Më shikoi me dashuri, më tha se jam femra e tij e ëndrrave dhe tërë natën çuam dashuri.


Dashnorja: Kur më pa, më kapi përnjëherë dhe nuk bëmë sy gjumë deri në mëngjes.

E martuara: Kur u kthye nga puna, më shikoi me kërshëri dhe më tha: “Ej, Zorro, a është darka gati?”.