LAJMI I FUNDIT:

Biskotat

I marton nëna tri vajzat e saj dhe u thotë që t’i shkruajnë se si u shkon martesa, ndërsa në vend të fjalës ‘seks’ u thotë të përdorin fjalën ‘biskota’, në mënyrë që babai të mos kuptojë.

Pas një kohe vjen letra e vajzës së madhe:
“Të dashur nënë dhe baba, mua më shkojnë mirë gjërat në martesë, por biskota ka rrallë, një herë në javë”.

Ditën tjetër shkruan vajza e dytë:
“Të dashur prindër, unë jetoj si në përralla, kam krejt çfarë dua, pos biskota – vetëm një herë në muaj”.


Dhe në fund shkruan vajza e vogël:
“Të dashur nënë dhe baba, burri im dhe unë s’kemi thuajse asgjë mezi po blejmë ushqim. Por biskota kemi çdo ditë. Nëse nuk ka biskota, burri im e lëpin tepsinë derisa unë i përgatis”.