LAJMI I FUNDIT:

Plaku dhe bajga

Një i ri kishte shkuar në një katund dhe rrugës sheh një bajgë të madhe. Atypari kalon një plak – të cilin e pyet.
Më fal axhë, po a mund t’më tregoni pse është kjo bajgë kaq e madhe në rrugë.
– A po e sheh atë shtëpi në maje të kodrës – pyet plaku.
– Po, thotë djaloshi.
– Pas saj, a po e sheh një shtëpi tjetër – e pas shtëpisë një kodër, e pas kodrës malin?
– Po, përgjigjet djaloshi.
– Eh, vazhdon plaku, prapa asaj kodre, në atë mal, dikur jetonte një kuçedër me tre krena, e cila ka grabitur një vajzë që i kishte pasur tre vëllezër. Kishte shkuar një ditë njëri vëlla i saj për ta mbytur kuçedrën, po ajo e kishte vrarë atë. Po ashtu, kuçedra ia kishte vrarë edhe vëllain e dytë – mirëpo, kur kishte shkuar vëllai i tretë, ai kishte arritur të mposhte kuçedrën dhe e kishte vrarë atë, e kështu edhe e kishte shpëtuar të motrën.
– Po puna e bajgës si është, pyet kureshtar djaloshi.
– Po ku ta di unë, i thotë plaku.