LAJMI I FUNDIT:

Babai dhe i biri kanibalë

Ecin të uritur nëpër xhungël, babai dhe i biri kanibalë. Takojnë një grua të ligshtë me të birin e saj.
– Baba a t’i hamë, pyet djaloshi kanibal.
– Jo bir, veç eshtra dhe lëkurë janë, i thotë babai.
Vazhdojnë ata rrugë, dhe në ndërkohë takojnë një grua shumë të trashë.
– Baba, a ta hamë, pyet sërish djaloshi kanibal.
– Jo bir, është shumë e trashë dhe mundon pastaj yndyra.
Pas shumë shëtitjesh në kërkim të ushqimit, ata shohin një femër të bujshme, me trup të përkryer.
– Djaloshi: Baba a ta hamë këtë.
– Jo bir, këtë po e marr në shtëpi, dhe mund ta hamë mamin.