LAJMI I FUNDIT:

Toka është goditur nga asteroide të dyfishtë 458 milionë vjet më parë

Toka është goditur nga asteroide të dyfishtë 458 milionë vjet më parë

Para 458 milionë viteve më parë, Toka ishte goditur nga një asteroid i dyfishtë , duke lënë kratere të dukshme edhe sot që janë në Suedi, njoftuan sot shkencëtarët e hapësirës.

Ngjarja, ata thanë, mund të gjurmohet si "njëra prej katastrofave më të mëdha kozmike" në historinë e Sistemit Diellor – një përplasje e fuqishme në rripin e asteroideve, rreth 12 milionë vjet më parë.

Kjo goditje shkaktoi që asteroidi i madhësisë prej 200-kilometrash të prishej, dhe të shpërndahet në pjesë të mëdha të shkëmbinjve, disa prej të cilave më pas kaluan orbitën e Tokës. Dy nga këto pjesë u përplasën në det të cekët që mbulojnë një pjesë të Skandinavisë moderne sot, thuhet sipas studimit.

Me ngritjen e kores së Tokës, gjurmët e kësaj ngjarjeje qëndrojnë në Suedinë qendrore – krateri 7.5 km në Lockne, i vendosur rreth 20 km në jug të qytetit të Oestersund, dhe një tjetri prej 700 metrash në Malingen, aty pranë.


Studimi, i publikuar në revistën Science Reports, mbështet dyshimet e kahmotshme se këto kratere, vetëm 16 km larg njëra tjetrës janë të shkaktuara nga një "dubletë", një fenomen tepër i rrallë që shkaktohet nga asteroide të dyfishta që udhëtojnë në çifte. "Dubletat" paraqesin një temë shumë të debatuar të astrofizikës.

Ndikimi i asteriodëve binjak që ka ndodhur para 458 milionë vitesh besohet se ka qenë pjesë e një "dushi" të meteorëve që kanë prekur Tokën pas shpërbërjes së madhe në rripin kryesor të asteroideve. (Telegrafi)

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Orban feston mbylljen e USAID-it, lavdëron Trumpin

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Amerika
Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Piloti britanik tregon uljen me aeroplan në disa nga pistat më të rrezikshme në botë - përfshirë një me pjerrësi prej 30%

Botë
Kalo në kategori