LAJMI I FUNDIT:

Çfarë e bënë të shndritshëm oqeanin në Bankok

Çfarë e bënë të shndritshëm oqeanin në Bankok

Fotografi të mahnitshme të kryeqytetit të Tajlandës ka realizuar astronauti Reid Viserman, nga Stacioni Ndërkombëtarë i Hapësirës.

Dritat e bardha shndritëse vijnë nga qyteti, por çfarë e bënë të shndritshëm oqeanin, ishte pyetja që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Mbetje nukleare, alga shndritëse, apo ‘përbindësh’ deti, nuk është asnjëra nga këto.

Në brigjet e Bankokut, ku peshkatarët shkojnë për peshkim, lëshojnë drita të mëdha për të tërhequr planktonet, me të cilat ushqehen peshqit.


Kjo dritë reflekton në planktone dhe bënë që deti ngjyrë emerald të duket shndritës./Telegrafi/