LAJMI I FUNDIT:

‘Kilobot’ robotët që mund të vetë organizohen

‘Kilobot’ robotët që mund të vetë organizohen

Hulumtuesit e Universitetit te Massachusetts, kanë krijuar në ‘ushtri’ prej 1.000 robotësh, të cilët mund të organizohen me një komandë dhe të krijojnë forma të ndryshme.

Të pajisur me dy motor që shkaktojnë dridhje duke e mundësuar lëvizjen dhe sensorët infra të kuqe ‘Kilobot’ lëvizin duke kontrolluar gjatë tërë kohës robotin fqinjë se si po lëvizë, në mënyrë që të krijojnë formën e dëshiruar.

Me pozicionimet e tyre, robotët dërgojnë sinjale tek njëri tjetri dhe krijojnë imazhe dy dimensionale.


Koncepti i punës së ‘Kilobot’ fillon duke i dhënë sinjale njëri tjetri dhe ata krijojnë imazhin duke lëvizur në kahe të caktuar, si në rastin kur krijojnë formën e yllin me pesë cepa, apo ndonjë shkronjë.

Mënyra e lëvizjes së tyre, është pothuajse e njëjtë me lëvizjen e buburrecëve që bëhen bashkë dhe formojnë urë, për të kaluar në ndonjë kah tjetër./Telegrafi/