LAJMI I FUNDIT:

A është kjo ‘hija e njeriut në hënë’ (Video)

A është kjo ‘hija e njeriut në hënë’ (Video)

Prej sipërfaqes lunare e deri tek anijet kozmike, sekrete të ndryshme të fshehura në hapësirë, kanë qenë bazë e teorive të ndryshme të konspiracionit.

Tani një shfrytëzues i YouTube po pretendon se ka zgjidhur një fshehtësi të madhe përmes hartave të Google që e pasqyrojnë hënën.

Në videon e postuar nga Wowforreel tregohet për një ‘jashtëtokësor që ecën nëpër hënë, ndërsa anash paraqitet hija e tij’.


Mirëpo nga shkencëtarët kjo quhet ‘Pareidolia’ që është një fenomen, ku gjërat duken sikur objektet që janë parë më parë.

Shpjeguesi i aktiviteteve paranormale Tom Rose, ka thënë se kjo duket sikur statuja e Greqisë së lashtë ‘Kolosi nga Rodosi’ që është rrëzuar në vitin 226 Para Lindjes së Krishtit.

Mirëpo Wowforreel insiston se ‘është një objekt masiv që lëvizë dhe se sigurisht duhet të jetë një jashtëtokësorë.

Gjatë javës që lamë pas, është parë ‘fytyra e njeriut’ në kometës Roseta, që është një shembull tjetër i fenomenit ‘Pareidolia’./Telegrafi/