LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të sipërfaqes së kometës

Pamjet e para të sipërfaqes së kometës

Fluturakja Rosetta që tashmë është duke bërë xhiro rreth kometës 67P/Churyumov-Gerasimenko, ka regjistruar pamjet e para të sipërfaqes së kometës.

Kjo është fotografia e parë e bërë ndonjëherë, në sipërfaqen e kometës.

Fotografia tregon sipërfaqen interesante të kometës, që është e rrafshët në disa pjesë ndërsa ka edhe vende të thepisura.


Sipas NASA, fluturakja do të vendoset në kometë në muajin nëntor, ndërsa janë lansuar fotografitë nga 130 kilometra largësi.

Rezolucioni mesatar në këtë fotografi është 2.4 metra për piksel./Telegrafi/