LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i ngrohjes globale ‘natyra po sillet në mënyrë misterioze’

Shkaku i ngrohjes globale ‘natyra po sillet në mënyrë misterioze’

Kratere të çuditshme, akull që kthehet në zjarr dhe fenomeni i ‘drunjve të dehur’ janë fakte të pashpjegueshme nga shkencëtarët, të cilët ‘fajin i lënë’ ngrohjes globale.

Emëruesi i përbashkët i këtyre fenomeneve të pa shpjegueshme, besohet të jetë ngrohja globale, pasi akujt në Arktik janë duke u shkrirë dy herë më shpejtë se më parë.

Në Rusi janë gjetur kratere të mëdha në tokë, të cilat nuk janë hasur më parë, e që nuk dihet se si janë bërë.


Për akujt që kthehen në flakë, mendohet të jetë shkaktarë etani i shtresuar ndër vite, e që shkaku i shkrirjes së shpejtë po lirohet në masë të madhe.

Pasi janë lakuar në njërën anë pa ndonjë qëllim, janë quajtur nga banorët ‘drunj të dehur’.

Në pyje ku ka shumë drunj, pa ndonjë arsye disa nga ata kanë filluar të anojnë nga njëra anë.

Sipas raportit të David Biello të botuar në ‘Scientific America’ thuhet se ‘ngrohja globale është shkak i këtyre fenomeneve, pasi me nxehjen e shpejtë po lirohen elemente të panjohur deri më tash’.

“Janë fenomene që do duhet të ndodhnin pas 100 vitesh, por ngrohja globale i ka përshpejtuar” ka thënë Biello në studimin e tij./Telegrafi/