LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë krijuar minj të tejdukshëm për të shëruar sëmundje

Shkencëtarët kanë krijuar minj të tejdukshëm për të shëruar sëmundje

Në përpjekje për të shëruar sëmundjen e kancerit dhe disa sëmundje të tjera, shkencëtarët ka zhvilluar miun transparent.

Këta minj laboratorik janë pa lëkurë dhe me anë të kemikaleve të ndryshme, organet e tyre janë bërë pothuajse të tejdukshme.

Siç raporton Associated Press, pasi të bëhen edhe disa studime të sistemit nervor të njeriut, do të bëhen edhe eksperimentet e para në shërimin e personave të sëmurë.


Viviana Gradinary nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, ka thënë se ‘këta minj mund të ndihmojnë në zbulimin e qelizave kancerogjene, të cilat më pas do ti lokalizojmë’./Telegrafi/