LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton Project Tango, telefonin me harta 3D

Google prezanton Project Tango, telefonin me harta 3D

Ekipi i kompanisë Google i njohur si Advanced Technology and Projects (ATAP) së fundmi shpalosi projektin e saj, të cilin e ka quajtur - Project Tango.

Qëllimet i projektit, sipas krijuesve të saj është që "t’i mundësojë pajisjeve mobile të kenë një kuptim njerëzor të hapësirës dhe lëvizjes".

Produkti i parë i prekshëm nga ky projekt është një telefon me ekranin me diagonalen prej 5 inçësh, i cili posedon harduer dhe softuer të personalizuar, i cili është i aftë të ndjek lëvizjen tre-dimensionale të pajisjes, ndërsa njëkohësisht ta njohë hartën e hapësirës ku telefoni është i vendosur.

Vitin e kaluar, ekipi i ATAP ishte duke punuar me universitetet, laboratorët shkencorë, dhe partnerët industrial nga nëntë vende të ndryshme të botës, për ta përmbyllur punën 10 vjeçare në robotikë dhe vizionin kompjuterik, duke sjell një telefon të mençur dhe krejtësisht unik.


Prototipet e para të këtij telefoni tashmë janë të gatshëm për tu ndarë me zhvilluesit.

Google ka thënë se sensorët e instaluar ia mundësojnë telefonit matjen e 250 mijë lëvizjeve 3D në sekondë, duke dhënë informacione për pozitën dhe orientimin në kohë reale.

Telefoni bazohet në Android, dhe përfshin API që mundësojnë matjen e thellësisë, pozitës dhe orientimit për aplikacionet e krijuara në C/C++, Java, dhe Unity Game Engine. / Telegrafi /

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kalo në kategori