LAJMI I FUNDIT:

Pas Amazon dhe UPS, edhe DHL me “dërgesa fluturuese”

Pas Amazon dhe UPS, edhe DHL me “dërgesa fluturuese”

Fillimisht ishte Amazon kompania e cila i prezantoi “aeroplanët e pakomanduar” të cilët do t’i dërgojnë porositë e përdoruesve tek shtëpitë e tyre nga ajri, më pas ishte UPS e cila tha se është duke punuar në një projekt të ngjashëm, ndërsa tani është DHL, kompania e cila paralajmëroi sistemin e saj të ri të dërgesave, përmes aeroplanëve të vegjël.

Dje gjatë ditës, Deutsche Post DHL i testoi dërgesat e saj me aeroplanët e vegjël në Gjermani, pasi që përdori një të tillë për ta dërguar një pako me barna nga një farmaci në Bon tek zyrat kryesore të DHL, të cilat gjenden në anën tjetër të lumit Rhine River.

Aeroplanët e ri të dërgesave të DHL mund të bartin pako të cilat peshojnë deri në 3 KG, ndërsa kompania njoftoi se do të realizojë edhe disa “fluturime” të reja gjatë javës.

DHL janë duke testuar fluturimet e dërgesave të saj në Gjermani, ndërsa kompania ka marrë lejen nga autoritetet e aviacionit gjerman për testimin e këtyre fluturimeve.


Zëdhënësi i DHL, Thomas Kutsch ka thënë se fluturimet e këtyre aeroplanëve janë për qëllime testimi dhe kërkime të mëtutjeshme për momentin, për të parë se sa mirë ata do të punojnë, ndërsa DHL ka thënë se ende nuk e ka në plan që të fillojë ofrimin e dërgesave përmes robotëve të rinj fluturues. / Telegrafi /

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori