LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët danez afër gjetjes së ilaçit kundër virusit HIV

Shkencëtarët danez afër gjetjes së ilaçit kundër virusit HIV

Shkencëtarët danezë besojnë se brenda disa muajsh ata do të prezantojnë një hap revolucionar drejt gjetjes së një kure kundër virusit HIV, i cili e shkakton AIDS-in.

Ata aktualisht po kryejnë teste klinike për të shqyrtuar një "strategji" të re rreth një aktiviteti i cili do ta shkëpuste virusin HIV nga ADN-ja e njeriut.

Gjithashtu, shkencëtarët danez presin që rezultatet do të tregojnë se ilaçi i ri është i mirë edhe për shpërndarje masive tek njerëzit e prekur nga virusi, dhe çmimi i saj të jetë i përballueshëm për çdo xhep, nëse një gjë e tillë është e mundur.
Shkencëtarët danezë janë duke kryer teste të shumta me pacientët, ndërsa me zbulimin e ri ata kanë arsye të shpresojnë se se metoda e re e shërbimit do të dëshmohet si e efektshme.

Sipas mjekut Ole Sogard, i cili është udhëheqës i ekipit hulumtues, rezultatet e para janë premtuese. "Unë jam pothuajse plotësisht i sigurt se ne do të jemi të suksesshëm në shkarkimin e HIV-it. Sfida është që të përcaktojmë sistemin imunitar të pacientit, për ta njohur dhe shkatërruar virusin. Kjo do të varet nga forca dhe ndjeshmëria e sistemit imunitar, të secilit person" tha ai. / Telegrafi /


Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit

Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit

Botë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia
Kalo në kategori