LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen dunet e planetit të kuq (video)

Shfaqen dunet e planetit të kuq (video)

Siç duket, shumë më shumë ngjarje ndodhin në planetin e kuq se sa është menduar.

Mund të na interesoj se çfarë ka ndodhur në këtë planet miliarda vite më herët, mirëpo edhe më interesante do të ishte të shihnim çfarë ndodh sot në sezonet e ndryshme të planetit.

Dioksidi i karbonit në formë të ngrirë, sipas disa imazheve të reja, krijon kodra spektakulare të rërës në hemisferë veriore të Marsit. Ky proces ndodh në çdo pranverë marsiane.

Akulli i thatë apo dioksidi i karbonit qëndron në formacionet e shtresave të tokës së planetit të kuq. Gjatë shkrirjes, akulli i parë që shkrihet është ai që është më së afërmi me sipërfaqen e planetit.


Ajo që ndodh në të vërtetë gjatë këtij procesi është shkrirja e CO2 duke u shëndrruar në gjendje gazi me ç’rast krijon presion të madh nën sipërfaqen akullnajore të dunës.

Më pas, presioni shkakton çarje të kësaj sipërfaqeje duke formuar gjurmë në sipërfaqe dhe duke marrur rërën me vete. Kjo ngjarje ështe aftashkurtër dhe ndodh vetëm në aktivitetin pranveror të planetit. Fatmirësisht, ky fenomen mund të shihet në një video me imazhe të kapur nga kamera HiRISE e Mars Reconnaissance Orbiter. /Telegrafi/