LAJMI I FUNDIT:

Amerikë Jugore: Zbulohen numër i konsiderueshëm i tapirëve

Amerikë Jugore: Zbulohen numër i konsiderueshëm i tapirëve

Shpesh të ngatërruar për derra ose ngrënës të milingonave, tapirët peshojnë rreth 300 kg.

Një prej tipareve që veçon këtë lloj gjitari është hunda e dhjamosur që e përdor për ngrënjen e gjetheve ose frutave. Hunda e tapirit gjithashtu përdoret për frymëmarrje gjatë notit.

Tapirët janë gjithashtu të dalluar për shpërnarjen e farave gjë që ndihmon në rigjenerimin e pyjeve ku këto kafshë jetojnë. Këto specie janë të rreshtuara si kafshë në rrezik dhe rrezikohen sidomos nga gjuetia.

“Hapësira e Madidi-Tambopata është pjesë e cila strehon rreth 14,500 tapir të fushave duke e bërë këtë pjesë të globit vendin më të rëndësishëm për strehimin e tapirëve në të gjithë kontinentin amerikano-jugor” ka deklaruar për media, Robert Wallace. Prej krijimit të parkut nacional të Maddi-të,


Ky lloj i specieve është shtuar relativisht shumë në numër. Programi Madidi-Tambopata Landscape Conversation me ndihmën e organeve zyrtare të Perusë dhe Bolivisë shpresojnë që do të jenë në gjendje të krijojnë një ambient edhe më të sigurtë në mënyrë që të eliminojnë rrezikimet për biodiversitetin në këtë pjesë të globit.

Detajet mbi zbulimin e grupit të tapirëve u shpallën muajin e kaluar në gazetën Integrative Zoology. /Telegrafi/