Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në CERN pranë Gjenevës, është thënë se është zbuluar ekzistenca e një grimce tërësisht të re që mund të jetë bozoni i Higgsit, apo grimca që është paraqet çelësin për kuptimin e masës. Kjo grimcë ndryshe njihet edhe si “grimca e Zotit”.
"Duke analizuar të dhënat tona të matjeve kemi vërejtur shenja të qarta të ekzistencës së grimcës së re", ka thënë zëdhënësja e eksperimentit ATLAS, Fabiola Gianotti. Sipas saj, duhet ende kohë që të publikohen rezultatet përfundimtare.
"Rezultatet janë preliminare… Fjala është për një grimcë të re. E dimë se duhet të jetë bozon – më i rëndi që është gjetur ndonjëherë”, ka thënë zëdhënësi i eksperimentit CMS, Joseph Incandela. “Implikimet janë shumë të rëndësishme, prandaj duhet me kujdes t’i analizojmë dhe vërtetojmë rezultatet".
"Është vështirë të mos ngacmohesh nga këto rezultate”, ka thënë drejtori i hulumtimeve në CERN, Sergio Bertolucci. “Vitin e kaluar kemi thënë se më 2012 do të gjejmë grimcën e ngjashme me bozonin e Higgsit, apo se do të vërtetojmë mundësinë e ekzistencës. Me gjithë kujdesin, më duket se gjendemi në një udhëkryq: grimca e re që është hasur tregon rrugën e ardhshme drejtë kuptimit të detajuar të asaj që ne shohim tek të dhënat”.
Rezultatet u prezantuara sot janë cilësuar si preliminare. Ato janë të bazuara në të dhënat e mbledhura gjatë viteve 2011 dhe 2012, ndërsa disa të dhëna nga ky vit janë ende duke u analizuar. Publikimi zyrtar i rezultateve të paraqitura sot pritet në fund të korrikut, derisa pamja e detajuar e këtij fenomeni, e plotësuar me të dhëna të reja, do të jepet në fund të vitit.
Hapi tjetër është përcaktimi i saktë i natyrës së grimcës si dhe i rëndësisë së saj për njohjen e universit. A janë veçoritë e saj në përputhje me atë që presim nga kërkimi i gjatë i bozonit të Higgsit, përbërësit të fundit të munguar të modelit standard fizik të grimcave? Apo është diçka tjetër më ekzotike?
Modeli standard përshkruan grimcat elementare nga të cilat është përbërë gjithë universi i dukshëm, si dhe forcat që veprojnë mes atyre grimcave. Megjithatë, materiali i dukshëm paraqet pak më shumë se 4 për qind të tërë masës së universit. Një version më ekzotik i bozonit të Higgsit mund të jap urën e kuptimit të 96 përqindëshit tjetër që nuk është zgjidhur ende.
"Kemi arritur në një pikë vendimtare në përpjekjen tonë për të kuptuar ligjet e natyrës", tha Rolf Heuer, drejtor gjeneral në CERN". “Zbulimi i grimcave, që është në përputhje me bozonin e Higgsit, është fillimi i i studimit më të plotë që do të përcaktojë vetitë e grimcave të reja dhe ndoshta do të hedhë dritë mbi rrugën e zgjidhjes së mistereve tjera të universit tonë".
Kjo grimcë është përmendur nga shkencëtari anglez Peter Higgs. Ajo është emëruar si “Grimca e Perëndisë” – sipas titullit të një libri të Leon Ledermanit. Ky term ka nxitur interesimin e mediave. Shumë shkencëtarë nuk e pëlqejnë. Lederman ka thënë se e ka quajtur ashtu sepse grimcat elementare “zënë vend qendror në fizikën e sotme, sidomos në njohjen e strukturës së masës”. Si arsye tjetër përmendi mosgatishmërinë e botuesit për ta quajtur librin e tij “Grimca e mallkuar”.
Një korrespondent i temave shkencore në ditoren “Guardian”, e ka propozuar si term “bozoni i shishes së shampanjës”.
“Fundi i shishes është në formën e grimcës potenciale të Higgsit dhe shpesh përdoret kështu në ilustrimet e librave. Nuk është emër i turpshëm, por i paharrueshëm dhe ka ndërlidhje me fizikën”, ka thënë ai.
Ndryshe, Higgs është ateist dhe mu për këtë nuk dëshiron që ajo të quhet “Grimca e Zotit”, sepse ky emërtim, sipas tij, ofendon njerëzit që janë fetarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin