LAJMI I FUNDIT:

Astronomët më 2012 qysh tani zbuluan katër egzoplanete!

Astronomët më 2012 qysh tani zbuluan katër egzoplanete!

Viti 2011 ishte shumë i mirë për sa i përket kërkimit për egzoplanete, e duket se i tillë do të jetë edhe viti 2012.

Qysh në ditët e para të këtij viti, astronomët kanë publikuar se kanë zbuluar madje edhe katër egzoplanete, shkruan Discovery News.

Por, gjëja më interesante është se nuk i zbuloi teleskopi hapësinor i NASA-s Kepler, por teleskopi baza e të cilit është në Tokë. Egzoplanetet në të vërtetë i zbuloi sistemi Hungarez i teleskopëve të rrjetëzuar HATNet i cili përbëhet nga 6 teleskopë baza e të cilëve është në dy opservatorë – në opservatorin Fred Lawrence Whipple në Ariozona dhe në opservatorin The Submillimeter Array në Havaje. Se sa është i madh ky zbulim tregon fakti se gjatë tri viteve të fundit është katërfishuar numri i botëve të njohura jashtë sistemit Diellor, e pjesa më e madhe e tyre janë zbuluar nga Kepler.

Planetet e porsazbuluar janë emërtuar HAT-P-34b, HAT-P-35b, HAT-p-36b dhe HAT-P-37b dhe të gjithë bëjnë pjesë në grupin e ashtuquajturve “Jupiter të nxehtë”. Këto janë planetë të cilët për nga sipërfaqja janë më së paku sa Jupiteri, kryesisht përbëhen nga gazrat dhe ndodhen në orbitën e yllit shumë më të nxehtë nga Dielli ynë dhe atë në distanca edhe më të vogla. /Telegrafi/