LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si kometa Lovejoy e mbijetoi takimin e afërt me Diellin

Shikoni se si kometa Lovejoy e mbijetoi takimin e afërt me Diellin

Edhe pse shkencëtarët prisnin se në takimin e afërt me Diellin kometa “do të shkrihet”, për shkak të disa milion shkallëve celsius, kjo nuk ndodhi.

Deri tani, thonë astronomët, janë regjistruar rreth 2,000 kometa të cilat kanë ardhur deri te afërsia e ngjashme me Diellin, por asnjëri nuk ka “mbijetuar”. Përveç kometës Lovejoy.

“Ishte aq mbresëlënëse të shihet se si ajo shkonte drejt Diellit dhe mbeta i shtangur kur kuptova se ajo u paraqit prapë”, tha i impresionuar shkencëtari Karl Batams.

Por, nuk është se Lovejoy kaloi pa pasoja pranë Diellit. Nga masa e saj, e cila ishte disa miliona ton, mbeti vetëm 10%. Shkencëtarët thonë se ajo nuk u shkri në tërësi për shkak se kishte masë tejet të madhe.


Përndryshe, Lovejoy do ti afrohet Diellit në këtë distancë vetëm pas 800 ose 900 vitesh. /Telegrafi/