Cikli i ardhshëm i aktivitetit të stuhisë diellore mund të ndodhë të shkaktojë dëme në transformatorët elektrik dhe paraqet kërcënim për infrastrukturën e ndjeshme energjetike në mbarë botën, deklaroi shtëpia gjermane e sigurimeve “Allianz”.
Dielli po kalon nëpër ciklin njëmbëdhjetë vjeçar të aktivitetit normal, e periudha e radhës së aktiviteteve të dendura solare pritet të ndodh gjatë viteve 2012 dhe 2013.
Në deklaratën e lëshuar nga Allianza theksohet se stuhia solare me rrezik të lartë, e cila nuk është e lehë për tu parashikuar për shkak se ndodh rrallë, mund të shkaktonte mungesë të energjisë elektrike dhe humbje ekonomike në mbarë botën në vlerë prej më shumë se një triliard dollarë, ndërsa skenari më pesimist është edhe më i keq.
Eksplozioni i madh mbi sipërfaqe të Diellit do të mund të shkarkonte me miliarda ton gazi të nxehtë me shpejtësi prej një milion mile në orë, e kur ky gaz do të godiste fushën magnetike të Tokës, do të niste një stuhi të madhe solare.
Serioziteti i çrregullimeve të mundshme ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve nga sektori i sigurimeve, si dhe nga institucionet përgjegjëse për sigurinë shtetërore.
“Nëse paramendojmë se pjesë të tëra të vendeve ose kontinente të tëra me javë, ose muaj nuk do të kishin rrymë … atëherë kjo gjë është shumë serioze”, tha Jim Wild nga universiteti britanik Lancaster.
Problemi qëndron në vështirësitë e parashikimit se sa shpesh ndodhin evenimente serioze solare. Periudha e shkurtë kohore që kanë në dispozicion satelitët për zbulimin e çrregullimeve gjithashtu paraqet një pengesë për parandalimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të stuhive solare.
Momentalisht asnjë satelit nuk është mjaftë afër Diellit për të dhënë paralajmërim më të gjatë se një orë para se të vijë deri te stuhia, sqaroi Wild. Modernizimi i satelitëve i cili do të ju jepte njerëzve në Tokë më shumë kohë për tu përgatitur për rreziqet do të kushtonte rreth një miliard dollarë, shtoi Wild. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin