LAJMI I FUNDIT:

Nxiton me 118,000 km/h dhe tashmë është 17 milion kilometra larg nga ne!

Nxiton me 118,000 km/h dhe tashmë është 17 milion kilometra larg nga ne!

NASA në Twitter publikoi se roveri më i ri dhe më i madh i dërguar në planetin e Kuq, ndodhet rreth 17.3 milion kilometra nga Toka.

Curiosity përmes gjithësisë po lëviz me shpejtësi prej 118,700 kilometra në orë, e atë e pret një rrugë e gjatë. Duhet të kaloj 567 milion kilometra për të arritur deri në cak.

Curiosityt do ti duhen rreth tetë muaj që të arrij deri në Mars, e në sipërfaqen e këtij planeti do të zbres me ndihmën e një teknike të posaçme, e cila është prezantuar kohë më parë dhe e cila quhet “vinçi ajror”.

Në atmosferën e Marsit ai do të futet me shpejtësinë prej 20,000 kilometra në orë, e mburoja e posaçme nga nxehtësia, do të përkujdeset që Curiosity të hyj në atmosferë dhe të mos digjet. Pas kësaj ai fillimisht do të ngadalësohet nga parashutat dhe më pastaj nga katër stabilizatorët raketor të vinçit ajror. Të gjitha këto nuk janë bërë asnjëherë më parë në gjithësi, e në NASA shpresojnë se çdo gjë do të shkoj sipas planit. /Telegrafi/