LAJMI I FUNDIT:

Membrana energjetike në vend të baterisë

Membrana energjetike në vend të baterisë

Bëhet fjalë për një membranë të përbërë nga mbeturinat organike e cila është e ndërtuar me ndihmën e polimeri i polistirenit. Kur një membranë e këtillë vendoset në mes të dy pllakave nga grafiti, ajo jap tension dhe mund të mbushet.

Për zhvillimin e membranës janë përgjegjës shkencëtarët nga universiteti Nacional i Singaporit, të cilët funksiononin në kuadër të inicijatirës Nanoscience and Nanotechnology.

Bateria tipike litium-ione mund të mbaj tension prej një mikrofaradi për një centimetër katror, e kapaciteti i sipërfaqes ekuivalente të membranës është 0.2 farad, respektivisht 200 herë më shumë në krahasim me teknologjinë ekzistuese. Bateritë e punuara nga membrana do të kishin peshë dukshëm më të vogël dhe çmimin katër deri në tetë herë më të ulët nga bateritë aktuale litium-ione.

Duke pasur parasysh se janë të punuara nga materiali i hollë dhe shumë fleksibil, ekziston potenciali për një varg të tërë të konfigurimeve: membrana do të mund të përdorej në panelet solar, veturat hibride, dhe si shtresë për ushqim me energji e cila mbulon tërë sipërfaqen e pajisjes mobile, në vend të baterive të ndara që përdoren për momentin.


Universiteti i Singaporit momentalisht është duke kërkuar investitorët të cilët do të mundësonin vazhdimin e zhvillimit të kësaj teknologjia si dhe prodhimin masiv të tyre. /Telegrafi/