LAJMI I FUNDIT:

NASA: Sateliti bie në Oqeanin Paqësor

NASA: Sateliti bie në Oqeanin Paqësor

Sateliti i dalë jashtë funksionit ka rënë në Oqeanin Paqësor. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të NASA-s, të cilët besojnë se kjo ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit.

Ajo që është e rëndësishme, theksojnë ekspertet është se nga rënia e 26 copavë të satelitit nuk ka patur asnjë të lënduar apo dëme të rënda materiale.

Ekspertet e agjensisë ameriane të kërkimeve në fushen e satelitëve, UARS, thonë se pjesa më e madhe e këtyre copave janë shkrire që në ajër, menjëherë pas kontaktit të tyrë me atmosferën.

Vetëm dy prej tyre, njëra prej të cilave me madhësi 6 ton, është shkrirë deri në masën 500 kg dhe ka rënë në Oqeanin Paqësor. Fillimisht u fol se pjesë të satetitit mund të godisnin një rreze prej 400-500 km, ku rrezikoheshin shtetet e afrikes veri-perëndimore dhe një pjesë të mirë të shteteve të evropës, përfshi ketu Italinë, pra shumë pranë Shqipërisë.


Por nga këto shtete nuk ka patur raportime për dëme të krijuar nga ndonjë objekt i tillë./Telegrafi/