LAJMI I FUNDIT:

Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Imazhet e para të satelitit që po bie në Tokë

Pas paralajmërimit të NASA-s se një satelit i dalë jashtë përdorimit do të godasë së shpejti Tokën, është vërtetuar së fundmi edhe nga një video e një austronauti amator.

Theirry Legault, nga Parisi, ka regjistrur një video në 15 Shtator, të objektit qiellor 20-vjeçar i cili ka dalë jashtë orbite dhe pritet të bjerë në Tokë në 24 Shtator. Ky objekt është regjistrua nga një teleskop 14-inch, dhe është publikuar më pas nga të gjitha agjensitë prestigjoze ndërkombëtare.

Sipas agjensisë amerikane të hapësirës (UARS), shanset që trupi 6 tonësh të godasë tokën janë në raportin 1 në 3200, shumë herë më i ulët se raporti i sigurisë së NASA-s 1 në 10,000.

Por ekspertët e NASA-s theksojnë se ky objekt do të marrë flakë dhe do të shkrihet pa prekur Tokën. Në rast të një përjashtimi ai do të godasë 57 gradë nga veriu i Ekuadorit. /Telegrafi/