LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e OBSH: Mushkonja, burim i rrezikshëm infeksioni

Shkencëtarët e OBSH: Mushkonja, burim i rrezikshëm infeksioni

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se nga të gjitha sëmundjet e përhapura nga insektet, mushkonja paraqet kërcënimin më të madh. Dhe si për ta bërë edhe më të madh këtë kërcënim, dy sëmundje virusale të shkaktuara nga mushkonjat kanë filluar të përhapen përtej zonave të tyre të origjinës.

Njëra është ethja tropikale, sëmundje me mundësi vdekjeprurëse – dhe tjetra quhet çikun-gunia, një sëmundje që shkaton shumë dhimbje dhe me pasoja të rënda nga të cilat shumë të prekur mund të shërohen. Për parandalimin e tyre nuk ka vaksina. Por studiuesit janë duke punuar për zhvillimin e një vaksine dhe barnave për kontrollin e mushkonjave që i shkaktojnë këto sëmundje.

Shkencëtarët kanë identifikuar të paktën 3.000 lloje të ndryshme të mushkonjave në të gjithë botën. Mushkonja më e rrezikshme, ajo e quajtur tigër aziatik është insekti që pickon a kafshon gjatë ditës. Kafshimi i mushkonjës Tiger është më shumë se i bezdisshëm. Është përgjegjës për infektimin e 20 milionë njerëzve në vit me ethe tropikale, sëmundje e ngjashme me gripin por që mund të rezultojë në ethe hemorragjike, sindromë shoku, madje edhe vdekje.

Mushkonja tigër mund të përhapë edhe sëmundjen çikun-gunia, me pasoja të rënda që shkakton dhimbje të mëdha dhe ethe. Kjo sëmundje përhapet, edhe nga një mushkonjë afrikane, e cila gjithashtu i ka kaluar kufijtë e Afrikës. Ky lloj insekti mund të mbërrijnë në destinacione të reja duke hyrë në bordin e avionëve dhe në makina. /VOA/