LAJMI I FUNDIT:

Atlantis lë ISS, niset për në Tokë

Atlantis lë ISS, niset për në Tokë

Anija kozmike amerikane Atlantis, ka lënë për herë të fundit Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ndërsa pritet të ulet të enjten në Qëndrën Hapësinore Kennedy në SHBA.

Largimi i Atlntis ndodhi rreth orës 06:28 GTM. “Lamtuamirë ISS dhe na bëj krenar”,- këto ishin fjalët e komandantit të ekupazhit Chris Ferguson, ndërsa u shkeput nga ISS. Kjo anije do të sjellë në tokë të paktë 2.5 ton plera nga ISS.

Me kthimin e Atlantis në Tokë, do të përfundojë programi 30-vjeçar i NASA-s në Stacionin ndërkombëtar Hapësinor. /Telegrafi/