LAJMI I FUNDIT:

Peru: Zbulohen piramidat 4000 vjet të vjetra

Peru: Zbulohen piramidat 4000 vjet të vjetra

Arkeologët peruan kohëve të fundit zbuluan xhunglave të Perusë veriore, dy komplekset më të mëdha të piramidave të lashta nga 4000 vjet të vjetra, që mund të jenë tempujt më të vjetër të zbuluar në këtë vend.

Zbulimi i dy piramidave të lashta në kompleskin pranë qytetit Jaén janë dëshmi të arkitekturës monumentale, mijëra vjet para ardhjes së spanjollëve, të cilat shtrihen përmes Andeve e deri në xhungël.

Dy piramidat, Monte Grande dhe San Isidro, ishin të mbuluara nga bimët, ndërsa banorët e kësaj zone i përdornin ato si deponi të mbeturinave, deri para ardhjes së arkeologëve të cilët filluan gërmimet.

Udhëheqësi i ekipit peruan, arkeologu Kvirinjo Olivera, argumenton se tempujt janë vepër e kulturës Brakamoros – e cila ishte pjesë e Konfederatës së fiseve Amazonian që banonin në kufirin aktual të Perusë dhe Ekuadorit.


Sipas tij, gjetja e tempujve është unike, jo vetëm për shkak të antikitetit të tyre, por edhe për shkak të lokacionit në të cilin ato gjenden. / Telegrafi /