LAJMI I FUNDIT:

Fotot e rralla të ISS

Fotot e rralla të ISS

Kur duhet vetëm një muaj nga përmbyllja e misionit të anijeve kozmike në Stacionin Ndërkombëtar Hapësior, NASA ka publikuar disa foto të rralla të ISS.

Këto foto janë realizuar nga austronauti Italian Paolo Nespoli, nga kapsula Ruse Soyuz, dy javë përpara se anija kozmike Endeavour të linte hapësirën për t’u kthyer përgjithmonë në tokë.


Asnjëherë më parë nuk ishin publikuar foto të tilla të realizuar në këto këndë për ISS. Sipas NASA-s distanca më e afërt e Soyuz me Tokën në momentin e realizimit të fotove ishte 200 milje. /Telegrafi/