LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane teston “armën lazer” (video)

Ushtria amerikane teston “armën lazer” (video)

Një anije ushtrake amerikane ka përdorur “armën lazer” për të neutralizuar nga dy km ditancë një mjet lundrues në brigjet e Kalifornisë.

Testimi i zhvilluar për herë të parë në det të hapur rezultoi me sukses, ndërsa lazeri, goditi një prej motorrëve të një mjeti lundrues të ndaluar, që u përfshinë menjëherë nga flakët.

“Arma e lazerit”, që ndryshe quhet “HEL” (high-energy laser), vitet e ardhshme mendohet që do të përdoret në rrëzimin e rraketave, eleminimin e sulmeve detare të anijeve në një distancë të largët, madje mund të jetë një zgjidhje për të neutralizuar edhe sulmet e piratëve, që kohët e fundit kanë qënë të shpeshta.

Ushtria amerikane ka nisur eksperimentet për ndërtimin e një arme të tille me lazer, që në fillim të viteve ‘70. /telegrafi/