LAJMI I FUNDIT:

Sonda e NASA-s depërton në orbitën e Merkurit

Sonda e NASA-s depërton në orbitën e Merkurit

Një nga sondat e NASA-s “ka shkruar një faqe të re të historisë”- ajo të enjten ka hyrë në orbitën e Merkurit. Kështu, ai planet tash ka satelit artificial, i cili qarkullon rreth tij.

“I gjithë ekipi është në vend dhe jemi të gatshëm të mësojmë për fqinjët më të afërt të Tokës”, ka thënë Sean Solomon nga instituti Carnegie në Washington, pasi për herë të parë në histori sonda e NASA-s, Messenger, hyri në orbitën e Merkurit.

Sonda pritet që së shpejti të dërgojë hartën e Merkurit dhe pastaj do të studiojë përbërjen e planetit, gjeologjinë dhe atmosferën. Shkencëtarët shpresojnë se në këtë mënyrë do ta kuptojnë më mirë strukturën e këtij planeti të vogël me dendësi të madhe. /Telegrafi/