LAJMI I FUNDIT:

Hubble fotografon një spirale të pazakontë

Hubble fotografon një spirale të pazakontë

Teleskopi Hubble ka bërë një fotografi të çuditshme të një spiraleje në gjithësi, që konsiderohet të jetë spirale e gazrave dhe substancave planetare.

Nuk bëhet fjalë për galaktikën spirale, porse për një formacion të pazakontë ‘të mjegullnajës paraplanetare” të formësuar në një nga spiralet më të përsosura të para ndonjëherë.

Mjegullnaja është quajtur IRAS 23166+1655, ndërsa është formuar në afërsi të yllit LL Pegasi (i njohur si AFGL 3068) në yjësinë Pegasus.


Mark Morris nga UCLA dhe ekipi ndërkombëtar i astronomëve thonë se “ajo” që e formon spiralen lëviz me shpejtësi prej 50.000 km/h.

Astronomët besojnë se pamja është formuar pasi që LL Pegasi është sistem binar i yjeve të cilat orbitojnë njëri rreth tjetrit.

Shkencëtarët kanë llogaritur se për formimin e një shtrese të tillë të spirales nevojiten rreth 800 vjet, aq sa u duhet yjeve që të kthehen njëri ndaj tjetrit. /Telegrafi/