LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një shpellë në Hënë

Zbulohet një shpellë në Hënë

Shkencëtarët nga India kanë zbuluar një shpellë të madhe në Hënë, në të cilën ka vend të mjaftueshëm për të qenë bazë e ‘udhëtarëve’ nga Toka.

Deri te ky zbulim kanë arritur duke analizuar fotografitë 3D, të cilat vitin e kaluar i ka bërë sateliti Chandrayaan-1.

Organizata hulumtuese e gjithësisë nga India ka njoftuar se është zbuluar shpella e gjatë 1.7 kilometra dhe e gjerë 120 metra, që është e mjaftueshme për të vendosur ‘një qytet hënor’.

Edhe para dy vitesh, agjencia japoneze e gjithësisë zbuloi një shpellë në Hënë, mirëpo ajo është dukshëm më e vogël.


Kushtet që ofrojnë këto shpella në Hënë, japin shpresa se në njëzet vitet e ardhshme mund të ndodhë ‘kolonizimi’ i hënës- shkruan Telegraph. /Telegrafi/